Zyra Ligjore
Kjo zyrë i kryen të gjitha punët ligjore në Universitet ku:
- Harton rregullore, udhëzime, rekomandime për organet e Universitetit, në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi
- Përgatit format e vendimeve dhe të kontratave të cilat lidhen me personelin e Universitetit dhe me subjektet tjera me të cilat Universiteti i Gjakovës ka raporte kontraktuese
- Përpilon padi,përgjigje në padi, kundërshtime, ankesa dhe parashtresa për nevojat e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të Universitetit
- Sipas autorizimit të Sekretarit të Përgjithshëm përfaqëson Universitetin në gjykatë (të gjitha nivelet), si dhe në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror
- Harton procesverbalin, përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve të Universitetit
- Përgatit materialet për mbledhjet e organeve të Universitetit dhe merr pjesë në mbledhje
- Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opsione ligjore si dhe bën hartimin e projekt-marrëveshjeve, projekt-vendimeve dhe projekt-akteve tjera
- Ndihmon në punë Komisionin disiplinor të Universitetit dhe harton propozim vendimet për masat e shqiptuara
- Kryen edhe punë të tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit
Në këtë zyrë punon: