Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe projektet

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe projektet

Në përmbushje të misionit të tij, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, vë theksin tek bashkëpunimi ndërkombëtar në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor duke nxitur bashkëpunimin me universitete dhe partnerë të tjerë kudo në botë. Qasja ndërkombëtare e universitetit përfshin dhe harmonizon aspekte të ndryshme të jetës universitare: mësimdhënien, kërkimin dhe administrimin. Në këtë kuadër, UFAGJ është i përkushtuar për t’i dhënë një përmasë dhe prani ndërkombëtare kërkimit që zhvillohet në universitet, botimeve që realizohen nga universiteti dhe nga stafi akademik brenda dhe jashtë përmes kërkimeve shkencore, shkëmbimit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ me universitete partnere, si dhe krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Synimi strategjik i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është zhvillimi dhe përmirësimi i të gjitha formave të bashkëpunimit ndërkombëtar, në funksion të mobilitetit të studentëve dhe stafit, duke vazhduar me programe studimi të përbashkëta të të gjitha niveleve, kërkimeve shkencore dhe përfshirja në programet dhe projektet evropiane.

Fokusi i punës së drejtorisë Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Projektet orientohet kryesisht drejt programeve të Bashkimit Europian për Kërkim dhe Zhvillim si: Erasmus +; European Programme for Science and Technology (COST); Rrjeti Euraxess por edhe ndaj programe të tjera ndër/kombëtare për kërkim dhe zhvillim si Regional Research Promotion Programme (RRPP), etj.

Duke i ndjekur këtë prioritet dhe Deklaratën e Politikave të Erasmus, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë edhe pse nuk është pjesë e saj, ka miratuar Politikën Arsimore Evropiane të përpunuar në pjesën e Procesit të Bolonjës dhe ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndryshimet që të çojnë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë – EHEA.

Në këtë frymë në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe projekteve në UFAGJ janë të themeluara:

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar është një strukture e ngritur brenda Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, e cila do të bashkëpunojë me një game të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Prandaj Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim të krijimit të mundësive më të mëdha për studentët stafin është duke i kushtuar përparësi të madhe intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, aktiviteteve të karakterit ndërkombëtar, si dhe iniciativave të lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit për shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik, pjesëmarrjes intensive në programet e Bashkimit Evropian, si dhe bashkëpunimit me institucionet e shteteve evropiane dhe më gjerë.

Zyra për Menaxhimin e Projekteve është themeluar pasi që UFAGJ synon përfshirjen në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve evropiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha argëtojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e mësimdhënësve dhe studentëve dhe stafit, aplikimin e standardeve evropiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, transferimin dhe adaptimin e metodave pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratoreve, etj.

Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni ka në fokus pregatitjen dhe integrimin e studentëve të saj në tregun e punës dhe zhvillimin e tyre në karrierë. Merret me mbarëvajtjen profesionale të individëve që kanë kryer studimet në Universitetin e “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ndërlidhjen e tyre. Përmes takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillojë ZZHKA do të përkrahen studentët në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit dhe bashkëpunimeve mes njëri-tjetrit, gjë që do t'i ndihmojë ata që të përballen me sfidat e tregut të punës. ZZHKA ofron mundësi të shumta që studentët të promovohen si: prezantimi i punës para të diplomuarve të tjerë dhe studentëve të UFAGJ-së, të jenë pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore, të kenë mundësi për të shkëmbyer informacione rreth mundësive për zhvillimin e karrierës etj. Nëpërmjet tyre do të mundohemi që t’i analizojmë sfidat tona si UFAGJ. Ata do të marrin përgjigje se cilat janë nevojat e tyre pas diplomimit, dhe në këtë formë të modernizojmë kurrikulat.

 

Shënime rreth projekteve

Programi apo iniciativa

Numri i refrencës

Grant mbajtësi

Titulli i projektit

Projekte në implementim

Erasmus+ CBHE

101179451 — BEWBU-ERASMUS-EDU-2024-CBHE

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës

BEWBU Blended Education in Western Balkans Universities

Erasmus+ CBHE

101179745-ERASMUS-EDU-2024-CBHE

AAB College

  WB-Edu4Migration

 

Austrian Development Agency

8116-00/2024

Arbeitsgemeinschaft - World University Servic

Sustainable Higher Education and Research in Kosovo

 

European Union Office

 

UFAGJ

Nanokos  Rritja e Kapaciteteve Kërkimore në Kosovë/ Vlerësimin i Jashtëm dhe i Brendshëm i Përbërjeve të Paqëndrueshme  Organike  në hapëissirat ajrore  të  Prishtinës

Italian Agency for Development Cooperation 

& Ministry of Foreign Affairs and International Cooperation

OPIK AID 013244/04/05

CELIM NGO

Productive and inclusive Employment in Kosovo. Development of personal and professional skills and entrepreneurship of youth and women.

Palliative Care IPPE

 

Artevelde University of Applied Sciences, Gent, Belgium

Palliative care at the end of life

MASHT

 

Universiteti “Fehmi Agani’ in Gjakova

Gjuha e urrejtje: Demokracia dhe të rinjtë - Kimete Canaj

 

MASHT

 

Universiteti “Fehmi Agani’ in Gjakova

Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe përfitimet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijet me paralizë cerebrale infantile - Arben Boshnjaku

 

Projektet tashmë të përfunduara

Erasmus+ CBHE

598602-EPP-1-2018-1-XK-EPPKA2-CBHE-JP

Kolegji Heimerer - SHPK

Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center 

Erasmus+ CBHE

600006-EPP-1-2019-1-XK-EPPKA2-CBHE-JP

University of Pristina/ Faculty of Education

Towards a quality oriented system of initial teacher education to increase teacher professionalism in Kosovo

Erasmus+ CBHE

609786-EPP-1-2019-1-XK-EPPKA2-CBHE-JP

Universiteti Publik “Kadri Zeka” UKZ

Quality development of international cooperation and project management

Erasmus+ CBHE

610307-EPP-1-2019-AL-EPPKA2-CBHE-JP

Universiteti POLIS, Tiranë

Developing Research and InnoVation CapacitiEs in Albania and Kosovo

Erasmus+ CBHE

610000-EPP-1-2019-1-XK-EPPKA2-CBHE-SP

International Business College Mitrovica (IBC-M)

Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo 

Erasmus+ CBHE

618805-EPP-1-2020-1-XK-EPPKA2-CBHE-SP

Business College Mitrovica 

Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkans Universities 

Erasmus+ CBHE

618968-EPP-1-2020-1-NL-EPPKA2-CBHE-JP

Stichting Hanzehogeschool GRONINGEN

Building Capacity Through Social Innovation Towards Improving And Sustaining Health And Well-Being In Communities

Erasmus+ CBHE

561695-EPP-1-2015-1-UK-EPPKA2-CHHE-JP

Staffordshire University

Entrepreneurial Universities for Industry Alliances 

Erasmus+ CBHE

5737733-EPP-1-2016-1-FI-EPPKA2-CBHE-JP

Metropolia Ammattikorkeakoulu OY, Helsinki, Finland 

Developing Rehabilitation through Education

 

Projekte që kemi aplikuar 2025

Në vijim gjeni shënime rreth projekteve që kemi aplikuar gjatë 2025:

Programi apo iniciativa

Grant mbajtësi

Titulli i projektit

IPA Cross-Border Cooperation Kosovo–Albania 2021–2027

ORGANIKA Association of Processors and Exporters of PPJD

Green Power On Kukësi and Gjakove Region

 

IPA Cross-Border Cooperation Kosovo–Albania 2021–2027

Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF)

“Bread & Beyond” Kurbin to Gjakova tourism route: Linking cultural, natural and culinary heritage assets across borders

Erasmus+ (CBHE)

Kolegji Heimerer

“Medical Waste Management”

Erasmus+ (CBHE)

Samsun OMU University (TR)

EU-Quality : Europe, Equality, Quality

Erasmus+ (CBHE)

AAB College

WB-GEPP (Western Balkan Gender Equality, Policies and Practices)

Erasmus+ (CBHE)

 UET

U-WELL- Enhancing Well-Being in Higher Education: Building Sustainable Support Structures for Students and Staff

Erasmus+ (CBHE)

Sakarya University

AIDGEO

 

Kontaktet

International Office:  [email protected]

Bujar Nura: [email protected]

Freskina Mula Ermeni: [email protected]

tp-bottom