Zyra për Sigurim të Cilësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë:

  • Administron proceset e vlerësimit sipas planifikimit paraprak;

  • Menaxhon procesin e shpërndarjes dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese.

  • Koordinon me anëtarët e tjerë të stafit të Universitetit zbatimin e planit strategjik;

  • Harton dokumente dhe udhëzime të tjera të nevojshme për sigurimin e cilësisë;

  • Kontribuon në mënyrë aktive në Universitet në funksion të kryerjes së aktiviteteve të lidhura me sigurimin e cilësisë;

  • Mban të dhënat statistikore në një bazë të dhënash qendrore;

  • Mbledh dhe arkivon dokumentet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA), dhe mban korrespodencën e rregullt me AKA-në;

  • Themelon Grupe Punuese sipas rekomandimit të Komisionit Qendror të Cilësisë dhe Vlerësimit në nivel të UFAGJ-së, për të realizuar  aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës;

  • Dy herë në vit koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në Universitet i raporton Senatit për sigurimin e cilësisë brenda Universitetit;

  • Udhëheqë proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional, si dhe të programeve studimore dhe mban komunikim të rregullt me AKA-në, dhe institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë vendit;

  • Dorëzon rekomandimet e Komisioneve për sigurim të cilësisë në nivel të njësive akademike te Komisioni Qendror për Sigurim të Cilësisë;

  • Implementon aktivitetet e planifikuara nga Komisioni Qendror për Sigurim të Cilësisë;

  • Zyra për sigurimin e cilësisë përkrahet nga zyrtarët administrativ dhe akademik në hartimin e analizave të nevojshme për këtë zyrë.

Cikli i zhvillimit të Sigurimit të Cilësisë

Rregullat e përcaktuara nga misioni, politikat dhe strategjitë e Universitetit “Fehmi Agani” janë të specifikuara në Manualin për Vlerësimin e Performancës, Cilësisë dhe të Kurrikulave, I cili dokument është plotësisht në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG).

 

Për çdo pyetje, koment apo informacion ju lutem na kontaktoni në [email protected]


Stafi

MsC.Nita Pruthi

U. D. Udhëheqëse e Divizionit të Sigurimit të Cilësisë (UD)

Email:[email protected]

Tel:044/246939

 

tp-bottom