Misioni dhe Vizioni

Korniza Strategjike e UFAGJ-së 2026–2030

Misioni

UFAGJ zhvillon arsim bashkëkohor, kërkim shkencor dhe të aplikuar dhe bashkëpunim me komunitetin, duke krijuar profesionistë me integritet, kompetencë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të shoqërisë.

Vizioni

Të jemi një institucion i arsimit të lartë i njohur për cilësinë, inovacionin dhe ndikimin e tij në zhvillimin e studentëve, komunitetit dhe shoqërisë, duke u pozicionuar si qendër rajonale e dijes, kërkimit shkencor dhe të aplikuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Vlerat

Vlera Përshkrimi
Diversiteti Respekton dallimet dhe promovon mjedis gjithëpërfshirës.
Integriteti Vepron me ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi akademike.
Kreativiteti Nxit ide të reja, mendim kritik dhe qasje inovative.
Liria akademike Mbështet mendimin e lirë, debatin akademik dhe hulumtimin e pavarur.
Transparenca Siguron vendimmarrje të hapur, komunikim të qartë dhe llogaridhënie.
Mirëkuptimi Kultivon respekt, dialog dhe bashkëpunim ndërmjet studentëve, stafit dhe komunitetit.

Objektivat strategjike të UFAGJ 2026-2030:

  • Avancimi i cilësisë së mësimdhënies dhe përvojës studentore
  • Modernizimi i programeve të studimit dhe zhvillimi i ofertës akademike
  • Fuqizimi i kërkimit shkencor dhe të aplikuar, inovacionit dhe transferit të dijes
  • Zgjerimi i bashkëpunimit me komunitetin, tregun e punës dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë
  • Zhvillimi institucional, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria organizative

Dokumentet e periudhës paraprake

Korniza Strategjike e UFAGJ-së 2021–2025

Misioni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar të krijojë dije përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur entuziazmin studentor dhe promovuar integritetin akademik. Universiteti ofron përvoja akademike e hulumtuese duke bashkëpunuar me komunitetin dhe i kontribuon zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit dhe rajonit, përmes programeve unike dhe cilësore të studimit.

Vizioni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë që përmes zhvillimit dhe transformimit të vazhdueshëm ofron studime në shkenca humane dhe mjekësore, ku mësimdhënia, të nxënit dhe hulumtimi shkencor u përshtaten nevojave zhvillimore socio-ekonomike të shoqërisë.

Vlerat

  • Tradita në arsim, mësimdhënie, traditë kulturore.
  • Integriteti akademik dhe etika - garanton lirinë akademike, të shprehurit, hulumtimin dhe kërkimin shkencor.
  • Transparencë dhe llogaridhënie - ndërtojmë marrëdhënie bazuar në transparencë, ndershmëri dhe respekt të ndërsjellë, në raportin mësimdhënie dhe mësimnxënie.
  • Respekton barazinë mes gjinive, etnive, si dhe trajton pikëpamjet dhe kontributin e të gjithëve pa dallim.
  • Marrim përgjegjësi për vendime dhe rezultate. Monitorojmë dhe rishikojmë performancën për të nxitur përmirësimin në punë.
  • Bashkëpunimi dhe promovimi, partneritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Orientimi drejt tregut të punës.
  • Demokracia, princip kryesor dhe universal.
  • Infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme dhe rekreative.
  • UFAGJ është institucion fleksibil, inovator dhe i besueshëm duke ofruar shërbime të harmonizuara për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit.

Objektivat strategjike të UFAGJ 2021-2025:

  • Fuqizim institucional e organizativ, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të nevojshme dhe ofrimit të tyre në zbatim të obligimeve të dala gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.
  • Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik, duke analizuar dhe ndërlidhur programet me nevojat e shoqërisë.
  • Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore, lehtësisht të kapshme dhe të dallueshme nga programet tjera ekzistuese.
  • Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim, i universitetit dhe strukturave studentore me universitetet tjera në vend, rajon dhe më gjerë.
  • Studentët dhe partneriteti me komunitet, shërbime efikase dhe të lehta për studentë, në partneritet me komunitetin.
  • Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm, si nevojë për përmbushje të zotimeve të marra nga ky dokument dhe dokumente tjera të UFAGJ