Këshilli i Etikës
Në përputhje me nenin 163 të Statutit të Përkohshëm, Senati i Universitetit dhe Kodin e Etikës, Senati i Universiteti të Gjakovës ka themeluar Këshillin e Etikës.
Këshilli i Etikes është përgjegjës për zhvillimin e procedurave disiplinore që do të shoqërojnë këtë Kod të Etikes duke përfshirë edhe të drejtën për të organizuar seance dëgjimorë për secilin person të akuzuar për shkelje të këtij Kodi dhe për te propozuar masa disiplinore për rastet e shkeljes se këtij Kodi.
Vendimi i Këshillit të Etikes duhet të konfirmohet në Senat, përkatësisht në Këshillin Drejtues, varësisht nga kompetencat ligjore dhe statutare.
Në marrjen e vendimit, Këshilli i Etikes zbaton dispozitat e rregullores për procedurën disiplinore, Statutin e Universitetit, dispozitat e Ligjit të Punës, Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore të cilat janë në fuqi.
Kodi i Etikes zbatohet për të gjithë stafin akademik të punësuar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" pavarësisht nga forma dhe lloji i kontratës së punës, niveli i emërimit dhe pavarësisht se a është anëtari i stafit i punësuar me kohë të plote apo të pjesshme.
Anëtarët e Këshillit të Etikës janë:
-
Prof. Ass. Dr. Melinda Mula
-
Prof. Ass. Dr. Kamber Zeqiraj
-
Ass. Vllaznim Mula
-
Ass. Pranvera Osmani
Vendim për themelimin e Këshillit të Etikës
Vendime sipas kritereve të Kodit të Etikës - Fakulteti i Edukimit
Vendime sipas kritereve të Kodit të Etikës - Fakulteti i Filologjisë