Sigurimi i cilësisë

Zyra për Sigurim të Cilësisë është organ i pavarur në kuadër të Universitetit e cila zbaton politikat e sigurimit të cilësisë bazuar në strategjinë e Universitetit  dhe standardet e aplikuara kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë dhe monitoron procesin e cilësisë në Universitet. Kjo zyrë raporton tek Rektori dhe Prorektori për sigurim të cilësisë së bashku me rekomandimet që dalin nga Komisioni Qendror për Sigurim të Cilësisë me qëllim të ngritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sigurimit të cilësisë.

Zyra për Sigurim të Cilësisë është në bashkëpunim të plotë me Komisionin Qendror për Sigurim të Cilësisë i cili merr rekomandime nga Komisionet për SC-së në njësitë akademike dhe drafton raporte për implementim.

Një ndër objektivat strategjike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë 2021-2025 është Sigurimi i cilësisë dhe integritetit akademik që ka për qëllim monitorimin, përmirësimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e sigurimit të cilësisë.

Për të arritur këto qëllime, Universiteti “Fehmi Agani” fokusohet në çështjet e cilësisë në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit në UFAGj që organizohet përmes të gjithë aktorëve institucionalë, duke filluar nga menaxhmenti I lartë te njësia akademike së bashku me përfaqësuesit e studentëve, që përbën bazën e funksionimit të strukurës së cilësisë me role qartë të përcaktuara dhe aktivitete vlerësuese

Zyra për SC menaxhon cilësinë duke u bazuar në Standardet për sigurimin e cilësisë i cili dokument është I rëndësishëm për zhvillimin e UFAGj-së.

Zyra për SC- së implementon aktivitetet e parapara në Planin e aktiviteteve të Sigurimit të Cilësisë të hartuar nga Komisioni Qendror për SC-së në baza vjetore dhe I dërgon Raportet e vlerësimit për publikim në faqen e Universitetit.   

 

Procesi i sigurimit të cilësisë ka për objektiv që:

• Të sigurojë nivel cilësor institucional

• Të sigurojë nivel cilësor në programet e studimit

• Të sigurojë nivel cilësor në mësimdhënie -  mësimnxënie

• Të sigurojë nivel cilësor në hulumtim

• Sigurimit të cilësisë së literaturës, bibliotekës dhe burimeve të informacionit;

• Sigurimit të cilësisë së infrastrukturës dhe pajisjeve;

• Përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë

• Sigurim funksional të procedurave dhe mekanizmave të cilësisë

 

Akreditimi

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.

Universitetit i Gjakovës është Institucion Publik i Arsimit të Lartë i themeluar nga Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, me të gjitha të drejtat e garantuara me Ligjin për arsimin e lartë që ofrojë studime akademike bachelor, master dhe doktoraturë. Vendimi për themelim është nxjerr nga Qeveria e Kosovës.

 Deri më tani UFAGJ ka kaluar në keto procese të akreditimit institucional:

  • Akreditimi i dytë institucional: 01. Tetor. 2014 – 30. Shtator. 2017 – (3 vjeçar)

  • Akreditimi i tretë institucional: 01. Tetor. 2017 – 30. Shtator. 2020 – (3 vjeçar)

  • Akreditimi institucional:  04.02.2021 – po presim raportin

Deri më tani UFAGJ ka kaluar në këto procese të akreditimit të programeve: 

• Gjuhë Shqipe / BA (180 ECTS) 

• Letërsi Shqipe / BA (180 ECTS) 

• Edukim Parashkollor/BA (240 ECTS) 

• Edukim Fillor/BA (240 ECTS) 

• Infermieri/BA (180 ECTS) 

• Mami/BA (180 ECTS)

• Gjuhe dhe Letërsi Angleze/ Bachelor (240 ECTS) 

 

Deri më tani UFAGJ ka kaluar në këto procese të ri akreditimit të programeve:

• Edukim Parashkollor/BA (240 ECTS) 

• Edukim Fillor/BA  (240 ECTS) 

• Infermieri/BA (180 ECTS)

• Mami/BA (180 ECTS) 

tp-bottom