Çështjet akademike

Detyrat dhe përgjegjësitë  e Zyrës për Zhvillim  Akademik  dhe Çështje  të studentëve  janë:

  • Sigurimi  i përgatitjes  me kohe  të propozim-planit  të punës  se zyrës  dhe mbikëqyrja  e realizimit  të tij;

  • Koordinimi  i punës  në  mbështetje   te  njësive  akademike   për  procesin   e  akreditimit institucional dhe të akreditimit  te programeve studimore, përfshirë udhëzimin në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshme, si raportin e vetëvlerësimit, planin për zbatimin e rekomandimeve, raportin e rekornandimeve, etj;

  • Nën mbikëqyrjen e menaxhmentit të Universitetit, përkatësisht Prorektorit për Mësim dhe Kërkim shkencor koordinon procesin për të përkrahur promovimin dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Procesi i Bilonjës, nga Universiteti;

  • Udhëheqja  e njësisë  të koordinatoreve   për zhvillim  akademik  të fakulteteve;

  • Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Akademik dhe Çështje të studenteve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm dhe Prorektori  përgjegjës,

 

Detyrat e Zyrës për Shërbim të Studenteve janë:

  • Organizimi i punës me zyrat administrative të fakulteteve lidhur me çështjet e studenteve;

  • Përgatitja e konkursit për pranimin-regjistrimin e studenteve, për shqyrtim dhe  miratimin nga Senati i Universitetit;

  • Regjistrimi i studenteve;

  • Sigurimi nga fakultetet dhe hartimi-mirëmbajtja e  statistikave të nevojshme lidhur me studentet;

  • Udhëheqësi i Zyrës  për Shërbim të Studenteve raporton tek Drejtori i Drejtorisë.

tp-bottom