Infrastruktura
1. Infrastruktura dhe Burimet
Momentalisht UFAGJ ka në disponim tri lokacione si:
-
Ndërtesa e Rektoratit,
-
Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë & Edukimit
-
Ndërtesa e Fakultetit të Mjekësisë
Ndërsa në perspektivë UFAGJ do të ketë edhe Kampusin Universitar, vendim ky i marrë nga Komuna e Gjakovës.
Tabela 1. Hapësira në dispozicion për UFAGJ-në
Lokacioni |
Hapësira |
Ndërtesa e Rektoratit |
2135 m2 |
Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë & Edukimit |
7117 m2 |
Ndërtesa e Fakultetit të Mjekësisë |
1740 m2 |
Salla e sportit |
656 m2 |
Laboratori i Kimisë & Mjekësisë |
49.5 m2 |
Kampusi Universitar |
13.20.90 ha + 0.3.86.11. ha |
Kabinetet e punës në secilin fakultet janë në dispozicion të personelit akademik me marrëdhënie të rregullt pune. Pothuajse të gjitha janë të pajisura me kompjuterë, printerë dhe internet, mjete këto të nevojshme për procesin e punës. Numri më madh i kabineteve shfrytëzohet nga një arsimtarë (kryesisht profesorët e rregullt), por ka raste që shfrytëzohen nga dy e më shumë arsimtarë (asistentët).
Tabela 2. Hapësira në shfrytëzim sipas fakulteteve
Fakultetet |
Hapësira mësimi |
Laboratoret |
Biblotekat |
Sallat per profesorë |
Kabinetet për profesorë |
Zyre Administrative |
Edukimi |
10 |
2 |
1 |
1 |
7 |
4 |
Filologjia |
9 |
1 |
1 |
1 |
7 |
3 |
Mjekësia |
7 |
5 |
1 |
6 |
5 |
2 |
Rektorati |
|
3 |
|
1 |
|
16 |
Total |
26 |
11 |
3 |
9 |
21 |
25 |
Politika e re prioritare: Universiteti I Gjakovës "Fehmi Agani" |
||||
Nenprogrami: 97800 |
2020 plani |
2021 plani |
2022 plani |
|
Përshkrim |
||||
Buxheti sipas programeve për hulumtime kërkimore shkencore, blerjen e literaturës dhe blerjen e mjeteve konkretizuese mësimore. |
||||
Shpenzimi sipas aktivitetit (‘000 EUR)Shpenzimi sipas aktivitetit (‘000 EUR) |
||||
Total |
183,698.00 |
202,067.80 |
224,296.58 |
|
Fakulteti I Shkencave Sociale : Programi – Kujdesi dhe mirëqenja sociale (Baçelor) |
25,000.00 |
27,500.00 |
30,250.00 |
|
Fakulteti I Mjekësisë: Programi - Fizioterapi (Baçelor) |
17,000.00 |
18,700.00 |
20,570.00 |
|
Fakulteti I Mjekësisë: Programi – Infermieri (Baçelor) |
28,000.00 |
30,800.00 |
33,880.00 |
|
Fakulteti I Mjekësisë: Programi – Shëndet publik (Baçelor) |
17,000.00 |
18,700.00 |
20,570.00 |
|
Fakulteti I Mjekësisë: Programi – Menaxhim Shëndetësor (Master) |
17,000.00 |
18,700.00 |
20,570.00 |
|
Fakulteti I Filologjisë: Programi - Gjuha Angleze- Përkthim dhe Interpretim (Baçelor) |
17,138.00 |
18,851.80 |
20,736.98 |
|
Fakulteti I Filologjisë: Programi - Gjuha shqipe dhe letërsi (BSc) |
16,000.00 |
17,600.00 |
19,360.00 |
|
Fakulteti I Filologjisë: Programi - Gjuha shqipe dhe letërsi (Master) |
12,000.00 |
13,200.00 |
14,520.00 |
|
Fakulteti i Edukimit: Programi: Parashkollor (BA) |
16,560.00 |
18,216.00 |
20,037.60 |
|
Fakulteti i Edukimit: Programi: Fillor (BA) |
18,000.00 |
19,800.00 |
21,780.00 |
|
Shpjegimi/arsyetimi i Politikave te UFAGJ-së |
||||
Përveq këtyre mjeteve të planifikuara, janë edhe 100,000.00 euro nga kategoria e subvencioneve të cilat janë ne shfrytëzim per nevoja dhe mbështetje direkte per programet, stafin dhe studentët e Universitetit. |
||||
|
|
|
|
|
Investimet në Projekte kapitale: Në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë, në vitin 2018 është realizuar zgjerimi i kabineteve të reja për stafin e ri akademik. Gjithashtu janë kryer edhe disa renovime të objektit ku shuma e realizuar është 78,233.58 €.
Të gjitha këto kabinete janë pajisur me kompjuterë, laptopë, inventar për zyre etj., të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të punës.
Ndërsa sa i përket Kampusit, UFAGJ ka pasur fletëposedimin që është shfrytëzuese e pronës, mirëpo me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 06/134 i datës 01.03.2017, është vendosur që të gjitha pronat e armatës të barten në pronë të shtetit. Për këtë, UFAGJ është në proces të pritjes së ndërrimit të titullarit, që prona të kalojë në shfrytëzim të UFAGJ, ku për këtë pritet marrja e vendimit të Qeverisë dhe më pas të fillohet për procedurat për tenderim. Në vitin 2019 nga kjo kategori ishin paraparë 750,000.00 € në të cilën janë të përfshira projekti i Kampusit dhe pajisje të IT-së (disa kontrata nga kjo kategori janë ne proces te përfundimit, te cilat kane te bëjnë me renovime te objekteve te UFAGJ-së, si dhe paisje laboratorike për Fakultetin e Mjekësisë).
Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ndajnë të njëjtën ndërtesë. Në këtë objekt, në vitin 2016 u bë renovimi i sallës së edukatës fizike, e cila është e shfrytëzueshme për studentët e të dy fakulteteve.
UFAGJ shfrytëzon pajisje moderne për funksionimin e Administratës dhe shërbimeve akademike për mësimdhënës dhe studentë. Ofrimet e shërbimeve janë të digjitalizuar edhe në nivel të Universitetit përfshirë të gjitha fakultetet përbrenda. UFAGJ, respektivisht Fakulteti i Edukimit ka kabinetin e lëndës Bazat e shkencave natyrore dhe kabinetin e informatikës, i cili është bërë në vitin 2016 dhe ka gjithsejtë 20 kompjuterë.
Ndërsa sa i përket internetit (Wi-Fi), mund të themi se të gjitha objektet e Universitetit, përfshirë Rektoratin, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Filologjisë janë të mbuluara me pajisje të sofistikuara të internetit, të cilat mundësojnë një rrjet të shpejt dhe kualitativ.
Institucioni ynë gjithashtu është i pajisur edhe me kamera të sigurisë të cilat janë të vendosura në të gjitha objektet dhe mundësojnë siguri maksimale.
Tabela 3. Pajisjet për punën në Universitet paraqiten në tabelën në vijim:
Artikujt |
Rektorat |
Fakulteti i Edukimit |
Fakulteti i Mjekësisë |
Fakulteti i Filologjisë |
TOTAL |
Kompjuterë |
42 |
40 |
37 |
37 |
156 |
Projektorë |
6 |
10 |
9 |
10 |
35 |
Laptop |
14 |
4 |
5 |
6 |
29 |
Grafoskopë |
3 |
|
|
|
3 |
Fotokopje |
5 |
2 |
2 |
3 |
12 |
Printerë |
14 |
10 |
10 |
12 |
46 |
Printerë, skanerë dhe fotokopje (all in one) |
6 |
2 |
2 |
2 |
12 |
ID Printerë |
2 |
0 |
0 |
0 |
2 |
Skanerë |
1 |
2 |
1 |
1 |
5 |
Në vitin 2016, UFAGJ ka arritur të fitojë, pajisje si donacion, nga projekti EUFORIA, Erasmus+ të cilat kanë qenë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të punës. Ato janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Tabela 4. Pajisjet si donacion nga projekti EUFORIA, programi Erasmus+
Artikujt |
Rektor at |
Fakulteti i Edukimit |
Fakulteti i Mjekësisë |
Fakulteti i Filologjisë |
TOTAL |
Kompjuterë |
4 |
0 |
0 |
0 |
4 |
Projektorë |
1 |
1 |
1 |
1 |
4 |
Laptopë |
2 |
0 |
1 |
1 |
4 |
Aparat fotografik |
1 |
0 |
0 |
0 |
1 |
Printer dhe fotokopje |
1 |
0 |
0 |
0 |
1 |
Gjithashtu ne vitin 2017 UFAGJ ka arritur te fitojë donacion me Erasmus + , respektivisht projekti Developing Social Rehabilitation through Education (SOCRE) në Fakultetin e Mjekësisë, ku përveç mbështetjes nga ana akademike UFAGJ ka përfituar edhe paisje që lidhen me fushën e mjekësisë në vlerë prej 21,371.81 euro.
Ndërsa sa i përket internetit (Wi-fi), mund të themi se të gjitha objektet e Universitetit, respektivisht Rektorati, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Edukimit dhe Filologjikut janë të mbuluara me paisje të sofistikuara të internetit të cilat mundësojnë një rrjet të shpejt dhe kualitativ.
Institucioni ynë gjithashtu është i pajisur edhe me kamera të sigurisë të cilat janë të vendosura në të gjitha objektet dhe mundësojnë siguri maksimale.