Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë janë:

1.1. Përgatitja e propozimeve buxhetore;

1.2. Koordinimi i çështjeve buxhetore për të gjitha strukturat organizative të Universitetit;

1.3. Përcjellja dhe raportimi mbi ekzekutimin buxhetor;

1.4. Sigurimi që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat që dalin nga ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë;

1.5. Sigurimi i bashkëpunimit të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm \në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

2. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm dhe Prorektori për Buxhet dhe Financa.

3. Në kuadër të Drejtorisë  për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë bëjnë pjesë këto pozita:

3.1. Drejtori i Drejtorisë;

3.2. Udhëheqësi Zyrës për Buxhet dheFinancave (1 nëpunës);

3.3. Zyrtar për buxhet dhe financa (1 nëpunës);

3.4. Zyrtar për pagesa dhe paga (1 nëpunës);

3.5. Zyrtar për të hyra (1 nëpunës);

3.6. Zyrtar për pranim (1 nëpunës);

3.7. Zyrtar për shpenzime (1 nëpunës);

3.8. Arkëtar (1 nëpunës);;

3.9. Zyrtar për zotime dhe buxhet (1 nëpunës);

3.10. Udhëheqës i Zyrës së Infrastrukturës (1 nëpunës);

3.11. Zyrtar për infrastrukturë (1 nëpunës);

3.12.Zyrtar për Asete (depo, e-pasuria) (1 nëpunës);

3.13. Zyrtar për logjistikë (1 nëpunës);

3.14. Shtëpiaku (3).

4. Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë është gjashtëmbëdhejtë(16).

tp-bottom