Biblioteka fizike
Biblioteka e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë është një hapësirë e dijes, e të mësuarit dhe e shkëmbimit të njohurive. Ajo përfaqëson një mjedis të rëndësishëm akademik, ku studentët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre kërkimore.
Biblioteka ofron shërbime për studentët dhe stafin akademik, duke mbështetur procesin mësimor, kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional.
Biblioteka disponon një fond të pasur librash dhe dy salla leximi, të përshtatshme për studim individual dhe punë akademike. Ajo kujdeset për mbledhjen, ruajtjen, organizimin dhe arkivimin e materialeve bibliotekare.
Bashkëpunimi institucional
Biblioteka e Universitetit ka zhvilluar bashkëpunime me Bibliotekën Komunale "Dr. Ibrahim Rugova" në Gjakovë dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani". Gjithashtu, Universiteti është anëtar i Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës.
Qasuni në katalogun e librave, listat e botimeve dhe dokumentet zyrtare të bibliotekës.
Katalogu i librave të Bibliotekës Universitare →
Lista e librave të disponueshëm në bibliotekë.
Librat e Fakultetit të Mjekësisë →
Lista e furnizimit të fundit me libra. PDF
Librat e përfituar nga projekti EUFORI →
Lista e librave të përfituar nga projekti. PDF
Librat e Bibliotekës "Dr. Ibrahim Rugova" →
Libra në dispozicion të studentëve të Universitetit. XLS
Rregullorja e Bibliotekës Qendrore →
Dokumenti zyrtar për funksionimin e bibliotekës. PDF
Stafi i Bibliotekës
Galeria e Bibliotekës
Pamje nga ambientet dhe hapësirat e Bibliotekës Universitare.
