Hulumtimet
Zhvillimi i veprimtarisë shkencore krahas zhvillimit të arsimit të lartë është themeli i zhvillimit të aftësive konkurruese të një shoqërie, e cila inkurajon përparimin ekonomik dhe ndërton urë midis shkencës dhe aplikimit duke inkurajuar zhvillimin reciprok. Arsimi i lartë në Kosovë organizohet përmes Universiteteve që merren me mësimdhënie dhe punë kërkimore shkencore të cilat kanë për qëllim avancimin e njohurive, mendimit kritik dhe arsimimit në Kosovë si dhe zhvillimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Përpos aktiviteteve mësimore, detyra themelore e Universitetit është zhvillimi i veprimtarisë kërkimore – shkencore dhe duke qenë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe në Zonën Evropiane të Kërkimit Shkencor, nënkupton detyrimisht përfshirjen e UFAGJ në këto aktivitete.
Statuti i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë përcakton veprimtarinë shkencore të tij e cila bazohet në Ligjin për Shkencë të Republikës së Kosovës, Strategjinë e Universitetit dhe Rregulloren për Veprimtari Shkencore. Në kuadër të veprimtarisë shkencore, Senati i Universitetit:
- Monitoron zhvillimin e shkencës dhe harmonizon programet e studimit me arritjet shkencore;
- Inkurajon zhvillimin e studentëve të talentuar për kërkime shkencore;
- Realizon dhe inkurajon bashkëpunimin shkencor në vend dhe jashtë saj;
- Kujdeset për sigurimin e pajisjeve dhe dokumentacionit shkencor-informues;
- Merr vendime për organizimin e tubimeve shkencore;
- Ndërmerr masa dhe veprimtari të tjera për përmirësimin sistematik të kërkimit shkencor;
- Kryen detyra të tjera që lidhen me realizimin e veprimtarisë shkencore te Universitetit.
Universiteti përkushtohet për krijimin e kushte të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese dhe për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultatet konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Puna kërkimore-shkencore e fakulteteve është prioritet për zhvillimin e universitetit në të ardhmen, ku rëndësi e veçantë i kushtohet rritjes së numrit të publikimeve në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, aftësimin e personelit për hartimin e projekt-propozimeve për punë kërkimore dhe për lidhjen e partneritetit me institucionet tjera, rritjes së bashkëpunimit institucional ndërkombëtar në fushën e kërkimeve, etj.
Kërkimi shkencor bazohet në Planin Strategjik të Universitetit 2021 – 2025 si dhe në Rregulloren për Kërkime Shkencore. Plani Strategjik parasheh aktivitetet si në vijim:
- Fuqizimi i shkathtësive për hulumtimin shkencor
- Lidhja e mësimdhënies me hulumtimin shkencor
- Fuqizimi i revistave dhe konferencave të universitetit
- Përkrahja e stafit akademik me grante për pjesëmarrje në konferenca
- Përkrahja e stafit akademik për publikime në revista me faktor ndikimi
- Zhvillimi praktik i mësimit në laboratore
Ndërsa, sipas Rregullores për kërkime shkencore të aprovuar nga Senati i Universitetit parashihet zhvillimi i aktiviteteve hulumtuese themelore, të avancuara dhe aplikative në fushat e shkencave që UFAGJ organizon studime, me qëllim identifikimin e nevojave të tyre për profile specifike të kuadrove, organizimin e konferencave shkencore vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, zhvillimin e hulumtimit shkencor dhe bashkëpunimin me institucionet tjera hulumtuese në vend dhe jashtë vendit.
Komponentës së hulumtimit i kushtohet një vëmendje e veçantë, posaçërisht nga menaxhmenti i Universitetit. Hulumtimi është paraparë tek top prioritetet e Institucionit. Për këtë qëllim, Universiteti i Gjakovës “FEHMI AGANI” ka hartuar një plan konkret për hulumtim që i përmbush kërkesat e angazhimit dhe të kontributit të stafit akademik dhe studentëve, duke qenë pjesë shumë e rëndësishme e një sërë projekteve ndërkombëtare. Plani është hartuar në mënyrë të tillë që të gjithë anëtarët e stafit mësimdhënës të kenë mundësi për të kontribuar edhe në diskutimin dhe planifikimin e hulumtimit në institucion. Po ashtu, institucioni ka hartuar politika dhe masa nxitëse që synojnë rritjen e konkurrencës, vizibilitetit ndërkombëtar dhe avancimit të punës kërkimore-shkencore.
Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, objektivat strategjike të kërkimit shkencor lidhen nëpërmjet (1) studimit dhe arsimimit gjatë gjithë jetës; (2) sistemit të sigurimit të cilësisë; (3) punës kërkimore shkencore; (4) bashkëpunimit ndër-institucional dhe mobiliteti shkencor; (5) kapaciteteve njerëzore - burimet financiare dhe materiale; dhe (6) rekrutimit të stafit të ri akademik dhe shkencor.
Aktiviteti i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” përfshin mësimdhënien, kërkimin shkencorë dhe punën profesionale, kështu që qëllimet e Programit Strategjik të Kërkimit Shkencor janë të harmonizuara me aktivitetet e deklaruara. Objektivat strategjike në kuadër të veprimtarisë kërkimore shkencore të UFAGJ-së është zhvillimi i vazhdueshëm i kërkimeve shkencore në fushën e shkencave sociale, filologjike, të mjekësisë dhe shkencave interdiciplinare, për të siguruar vazhdimësi dhe perspektive afatgjate të Universitetit të Gjakovës në mjedisin vendor dhe ndërkombëtar.
Për përmbushjen e objektivit strategjik të përcaktuar në këtë Planin Strategjik 2021 – 2025 për fushën e kërkimit shkencor janë vendosur rezultate të qarta dhe konkrete. Përgjatë kësaj periudhe parashihet arritja e rezultateve të pritshme në vijim:
Rezultati 1: Ekzistojnë burime të mjaftueshme profesionale dhe financiare për veprimtari kërkimore
Rezultati 2: Rritet numri i publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare dhe ekziston revista shkencore e universitetit
Rezultati 3: Pjesëmarrje e lartë e stafit akademik në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe organizim i shpeshtë i konferencave shkencore ndërkombëtare nga universiteti
Rezultati 4: Rritet numri i hulumtimeve shkencore dhe aplikative nga stafi akademik i universitetit
Ndërsa, qëllimet e mëposhtme kontribuojnë në arritjen e këtyre objektivave strategjik:
- Zhvillimi i bashkëpunimin dhe rrjetëzimin ndërkombëtar ne fushën e kërkimeve shkencore;
- Inkurajimi i zgjerimit dhe shtimit të projekteve kërkimore shkencore dhe përfshirje në projekte shkencore ndërkombëtare.
- Avancimin e cilësisë së kërkimit shkencor
- Rritjen e cilësisë së botimeve ekzistuese shkencore dhe të punojnë për indeksimin / njohjen më të madhe të tyre ndërkombëtare.
- Hapjen e studimeve të doktoratës
- Krijimin e njësive të reja organizative mësimore - shkencore me karakter specifik, me qëllim të kërkimit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor me institucione të tjera shkencore vendore dhe ndërkombëtare.