M.Sc. Linda Dula Halilabazi
Sekretar i Përgjithshëm
- Tel:+383 (0) 38 200 20 821
- Email: [email protected]
- Biografia - CV - Shqip
Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij e cila nënshkruhet nga Rektori.
Sekretari i përgjigjet Rektorit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e Universitetit. Në këtë pozitë sekretari i përgjithshëm përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve ose e udhëheqësve të tjerë.
Sekretari i Universitetit është udhëheqës i administratës së Universitetit. Ai është udhëheqës i Administratës Qendrore të Universitetit.
Sekretari i përgjithshëm i Universitetit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
• Është zyrtari më i lartë i administratës;
• Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
• Është shef i zyrtarëve për çështje juridike në fakultete;
• Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
• Është shef i drejtorëve të departamenteve në kuadër të Administratës Qendrore;
• Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
•Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli dhe Rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me këtë Statut.