Komisioni për Kërkime Shkencore

Në përputhje me nenin 49 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit të Gjakovës, Planit Strategjik dhe Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Senati i Universiteti të Gjakovës ka themeluar Këshillin për Shkencë.

Këshilli për Shkencë është përgjegjës për planifikimin e aktiviteteve shkencore vjetore, për analizimin e rezultateve të hulumtimit të gjithë stafit akademik dhe për përgatitjen e listës së hulumtuesve më të mirë për vlerësim dhe shpërblim. 

Puna kërkimore-shkencore të bëhet pjesë përbërëse e aktivitetit të përditshëm në universitet, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve kërkimore-shkencore, përditësimit të syllabuseve të lëndëve mësimore dhe avancimit të programeve studimore. Po ashtu puna kërkimore-shkencore është aktiviteti i përditshëm i të gjitha institucioneve akademike, për më tepër është e zakonshme që institucioni dhe personeli i tij vlerësohen për nga numri i publikimeve dhe citimeve të tyre. Ndërkaq, ndërlidhja e punës kërkimore-shkencore me programet mësimore, në veçanti ato të nivelit të doktoratës, është ajo që e dallon një institucion të mirëfilltë akademik nga një shkollë që ofron njohuri të avancuara nga një fushë e caktuar. 

Për këtë arsye, puna kërkimore-shkencore e fakulteteve do të jetë prioritet për zhvillimin e universitetit në të ardhmen, ku rëndësi e veçantë do t’i kushtohet rritjes së numrit të publikimeve në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, aftësimit  të personelit për hartimin e projekt-propozimeve për punë kërkimore dhe për lidhjen e partneritetit me institucionet tjera, rritjes së bashkëpunimit institucional ndërkombëtar në fushën e kërkimeve. Personeli akademik ka qasje në një numër të revistave shkencore prestigjioze.

Në bazë të rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore stafi  akademik i universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe punë hulumtuese në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Çdo anëtar i stafit akademik, do të vlerësohet  një herë në vit për kontributin e tij në veprimtarinë shkencore. Ky vlerësim  do  jetë bazë për avancimet akademike në Universitet. 

Universiteti përkushtohet për krijimin e kushteve të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultatet konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Komisioni për Kërkime Shkencore i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është me këtë përbërje:

Prof. Ass. Dr. Elsa Vula - Kryesuese

Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha - Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi - Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Nazli Tyfekçi - Anëtare

Abedin Sadrija - Anëtar

 

Vendim për plotësimin e Komisionit për Kërkime Shkencore në UGJFA

Formulari për financim të punimit shkencor

Vendim për themelimin e Këshillit për Shkencë në UGJFA

Vendim për aprovimin e financimit të punimeve shkencore - 09.12.2020

Rregullore për veprimtarinë Kërkimore - Shkencore

tp-bottom