Procedurat Pasakredituese në UFAGJ
PROCEDURA PAS-AKREDITUESE
Procesi pas-akreditues është një mekanizëm i rëndësishëm i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, i cili synon të sigurojë përmbushjen e vazhdueshme të standardeve të akreditimit dhe zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
Ky proces fokusohet në verifikimin e shkallës së zbatimit të rekomandimeve dhe angazhimeve të ndërmarra nga institucionet e arsimit të lartë gjatë procesit të akreditimit ose riakreditimit.
Procedurat pas-akredituese zhvillohen në nivel institucional dhe/ose të programeve të studimit, përmes vizitave fizike, vlerësimit me angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë. Procesi përfshin dorëzimin e planit të zbatimit të rekomandimeve, raportit të vetë-përmirësimit dhe dëshmive përkatëse, të cilat shërbejnë si bazë për vlerësimin e progresit dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.
Përmes këtij procesi, institucionet e arsimit të lartë inkurajohen të adresojnë në mënyrë sistematike rekomandimet e ekspertëve, të forcojnë mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe të angazhohen në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë.
Procesi përmbyllet me vendimmarrjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), bazuar në raportin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shkallën e përmbushjes së rekomandimeve. Raporti i procedurës pas-akredituese përbën pjesë të dokumentacionit për proceset e ardhshme të akreditimit dhe riakreditimit.
Procesi pas-akreditues në IAL rregullohet me RREGULLOREN NR. 04/2025 PËR MONITORIM DHE PROCEDURA PASAKREDITUESE TË AGJENCISË SË KOSOVËS PËR AKREDITIM, e cila përcakton parimet, procedurat dhe përgjegjësitë për zbatimin e këtij procesi.
Kjo Rregullore është në përputhje me Standardin 2.3 të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë ta përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pas-akreditimi që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të institucioneve të arsimit të lartë.
AKREDITIMI INSTITUCIONAL
- Raporti Final i Ekspertëve për Riakreditimin Institucional 2024–2027
- Plani i përmirësimit i dorëzuar në AKA
- Raporti i progresit në zbatimin e rekomandimeve
- Realizimi i vizites pas akredituese (11.06.2026)
Lajmi rreth procesit pas- akreditues
Përfundon me sukses vizita pas-akredituese institucionale në UFAGJ | Universiteti i Gjakovës
FAKULTETI I EDUKIMIT
Programi Edukim Fillor, BA. 240 ECTS
- Raporti Final i Ekspertëve – Riakreditimi i programit Edukim Fillor 2026-2029
- Plani i përmirësimit i dorëzuar në AKA
- Vizita pas akredituese
- Raporti final i ekspertëve për procesin pas-akreditues
FAKULTETI I MJEKËSISË
Programi Menaxhimi Shëndetësor MA. 120 ECTS
- Raporti Final i ekspertëve - Riakreditimi I Programit 2024-2027
- Plani i përmirësimit i dorëzuar në AKA
- Raporti i progresit në zbatimin e rekomandimeve
- Raporti final i ekspertëve për procesin pas-akreditues
Realizimi i vizites pas akredituese (09.06.2026)
U zhvillua vizita pas-akredituese për dy programe studimore të Fakultetit të Mjekësisë | Fakulteti i Mjekësisë | Universiteti i Gjakovës | Fehmi Agani
Programi Shëndeti Publik, BSc. 180 ECTS
- Raporti Final i ekspertëve- Riakreditimi i Programit 2024-2027
- Plani i përmirësimit i dorëzuar në AKA
- Raporti i progresit në zbatimin e rekomandimeve
- Raporti final i ekspertëve për procesin pas-akreditues
Realizimi i vizites pas akredituese (09.06.2026)
FAKULTETI I SHKENCAVE APLIKATIVE
Programi Informatikë Inxhinierike, BSc. 180 ECTS
- Raporti Final i Ekspertëve – Akreditimi i Programit 2025-2028
- Plani i përmirësimit i dorëzuar në AKA
- Raporti i progresit në zbatimin e rekomandimeve
- Raporti final i ekspertëve për procesin pas-akreditues
Realizimi i vizitës pas akredituese (27.03.2026)