
Education 4 Migration
“Lehtësimi i sfidave të migracionit në Ballkanin Perëndimor: Përmbushja e hendekut të aftësive për ofruesit e shërbimeve të kujdesit social përmes përmirësimit të kurrikulave dhe zhvillimit të mikro kredencialeve “
Qëllimi : Rritja e kapaciteteve të studentëve dhe punonjësve socialë në Ballkanin Perëndimor për të adresuar dhe fuqizuar komunitetet e migrantëve përmes qasjes me kompetencë kulturore.
Objektiva Specifike 1: Krijimin e një grupi udhëzimesh për integrimin e temave në kurrikulat ekzistuese lidhur me migrimin.
Aktivitetet:
- Realizimin e një raporti të vlerësimit të nevojave për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin në Kosovë dhe Shqipëri.
- Përgatitja e udhëzimeve që do të shërbejnë si hyrje rreth mikro-kredencialeve si mundësi e të nxënit gjatë gjithë jetës.
- Organizimi i dy tryezave të rrumbullakëta, një në Kosovë dhe një në Shqipëri, për të diskutuar sfidat e migracionit.
- Organizimi i një dite si model praktik të prezantimit për partnerët e projektit në Austri (Salzburg)
- Organizimi i “ditëve praktike” në Kosovë dhe Shqipëri me ofruesit e shërbimeve të kujdesit social.
Objektivi specifik 2: Të rishikohen dhe pasurohen kurrikulat e fakulteteve të shkencave sociale dhe psikologjisë në institucionet arsimore partnere, duke integruar temat që lidhen me migracionin.
Aktivitetet :
- Realizimin e një bashkëpunimi rreth rishikimit të kurrikulës ekzistuese të kujdesit social, duke marrë parasysh gjetjet e raportit të vlerësimit të nevojave dhe udhëzuesve.
- Identifikimi i temave kryesore në kurrikulën ekzistuese që duhet të përditësohen për ta bërë atë më të aplikueshme..
- Hartimi i programeve të trajnimit “nga teoria në praktikë” për stafin akademik
- Trajnimi i stafit akafemik me kurrikulat dhe kurset e reja të zhvilluara
- Zhvillimin e një publikimi me përzgjedhjen e rasteve studimore
- Zbatimi i kurrikulave dhe kurseve të ripërpunuara në vendet e Ballkanit Perendimor,
.
Objektivi specifik 3: Të zhvillohen dhe testohen kurse të shkurtra digjitale me mikro-kredenciale, të përshtatura për punonjësit socialë në praktikë, me fokus në njohuritë dhe aftësitë e specializuara të nevojshme për të adresuar nevojat dhe sfidat e veçanta me të cilat përballen migrantët,
Aktivitetet :
- Hartimi i programeve trajnimi për ToT (Training of Trainers) në mikro-kredenciale për tema të lidhura me migracionin në fushën e kujdesit social.
- Trajnimi i trajnerëve nga stafi akademik i universiteteve partnere për të projektuar dhe zbatuar kurse me mikrokredenciale.
- Zhvillimi i kurseve me mikrokredenciale në universitetet partnere përfituese mbi tema të caktuara të emigracionit, të identifikuara përmes vlerësimit.
- Pilotimi i kurseve të dizajnuara me mikrokredenciale në IAL-të e përzgjedhura të Ballkanit Perëndimor, për të mbledhur feedback përmes një programi të shkollës verore.
- Finalizimi i kurseve me mikrokredenciale dhe zbatimi i tyre në të ardhmen.
Rector Bunjaku and Dean Kamberi part of the WB-Edu4migration Project