QUADIC

QUADIC

Rektori Nimani dhe zyrtarë të Universitetit “Fehmi Agani” po marrin pjesë në trajnimin e projektit QUADIC

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhim të Projekteve, po marrin pjesë në punëtorinë e radhës të projektit "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC” pjesë e Erasmus +, e cila mbahet në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, nga 28 deri më 31 mars 2021. 

Trajnimi ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale, i cili iu kushtohet zyrtarëve të bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve dhe institucioneve partnere dhe stafit akademik të universiteteve, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi i përgjithshëm i institucioneve të arsimit të lartë në hartimin e projekteve ndërkombëtare.

Trajnimi adreson çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së në lidhje me projektet, hartimin e projektit, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe dorëzimin, gjithashtu pjesën praktike në dy punëtori.

Trajnimi  ndiqet edhe në internet nga partnerët ndërkombëtarë.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është organizatori i trajnimit, ndërsa Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner.

Link

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen ose bëhen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) në nëntë universitete kosovare dhe pesë të Shqipërisë të cilat janë pjesë të konsorciumit.

Kjo do të bëhet duke përmirësuar aftësinë për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të disponueshme nga IAL-të evropiane që bashkëpunojnë në këtë projekt dhe shkëmbimi i praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Kjo do të bëjë që institucionet vendore të arsimit të lartë të përfshihen me vetëbesim në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.

Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

http://quadic.net/  

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ka filluar implementimi i projektit QUADIC

Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nisur implementimi i projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.

Hapjen e fillimit të implementimit të projektit e bëri Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili fillimisht falënderoi Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC, për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt, duke thënë se ndihet i lumtur që sot po fillojmë një projekt kaq madhor.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, uroi të gjithë për fillimin e projektit, duke e vlerësuar mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm bashkëpunimin e ndërsjellët të të gjithë pjesëmarrësve në QUADIC.

Në aktivitetin e parë që sot ka filluar me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, e që do të zgjas deri më 14.02.2020, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë përfaqësues të 18 Institucioneve, si: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, University “Kadri Zeka” GJILAN, International Business College Mitrovica, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare. Kjo dëshmon edhe një herë se se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat të gjitha universitetet e Kosovës janë duke punar dhe do të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Ky projekt është një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë.

Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

https://uni-gjk.org/al/lajme/786/ka-filluar-implementimi-i-projektit-quadic

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

UGJFA merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Korçë

Nga data 27 deri më 29 në Korçë po qëndron një delegacion i UGJFA-së i përbërë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, anëtari i Këshillit Drejtues  Ass. Kushtrim Grezda dhe zyrtari per marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.

Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i  financuar nga ERASAMUS+.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere,  situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.

Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe universitetet pjesëmarrëse të projektit QUADIC,  si: Universiteti “Kadri Zeka”, i cili njëherësh është koordinator i projektit,  “International Business College Mitrovica”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,  Universiteti “Cote D’Azur”, Universiteti Teknik i Sofias, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Universiteti i Ljubljanës, Kolegji Heimerer, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, European University of Tirana, Kolegji UBT, Universiteti “Fan Noli”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, University for Foreigners of Perugia, si dhe Ministria e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

https://uni-gjk.org/al/lajme/1289/ugjfa-merr-pjese-ne-tryezen-e-rrumbullaket-ne-korce

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Univeristeti i Gjakovës pjesë e aktiviteteve të Erasmus+ QUADIC

Nga data 15 deri më 18 në Gjirokastër po qëndron një delegacion i UGJFA-së i përbërë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe zyrtari per marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.

Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i  financuar nga ERASAMUS+.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere,  situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.

Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

https://uni-gjk.org/al/lajme/1421/univeristeti-i-gjakoves-pjese-e-aktiviteteve-te-erasmus-quadic

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rektori Nimani dhe zyrtarë të Universitetit “Fehmi Agani” po marrin pjesë në trajnimin e projektit QUADIC

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhim të Projekteve, po marrin pjesë në punëtorinë e radhës të projektit "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC” pjesë e Erasmus +, e cila mbahet në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, nga 28 deri më 31 mars 2021. 

Trajnimi ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale, i cili iu kushtohet zyrtarëve të bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve dhe institucioneve partnere dhe stafit akademik të universiteteve, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi i përgjithshëm i institucioneve të arsimit të lartë në hartimin e projekteve ndërkombëtare.

Trajnimi adreson çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së në lidhje me projektet, hartimin e projektit, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe dorëzimin, gjithashtu pjesën praktike në dy punëtori.

Trajnimi  ndiqet edhe në internet nga partnerët ndërkombëtarë.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është organizatori i trajnimit, ndërsa Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner.

https://uni-gjk.org/al/lajme/1929/rektori-nimani-dhe-zyrtare-te-universitetit-fehmi-agani-po-marrin-pjese-ne-trajnimin-e-projektit-quadic

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Projektit QUADIC zhvillon punëtorin e rradhës në Sofie

Në Universitetin Teknik në Sofia, më 29 mars kanë filluar punimet tre ditore në kuadër të projektit QUADIC, projekti ky që financohet nga programi i BE-së Erasmus +. Në këtë trajnim marrin pjesë universitetet publike të Kosovës, disa universitete nga Shqipëria, universiteti francez “Cote d’Azur”, universiteti Italian “Universita per Stranieri di Periuga”, universiteti i Zagrebit etj.

Një ndër pikat kyqe që po diskutohet është zhvillimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i rrjetit të asociacioneve – RECON etj. Nga Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë në këtë punëtori po marrin pjesë Prorektorja për cilësi, Prof. Ass. Dr. Laura Naka dhe udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte z. Denis Spahija.

https://uni-gjk.org/al/lajme/2689/projektit-quadic-zhvillon-punetorin-e-rradhes-ne-sofie

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Universiteti i Ljubljanës mikpritës i punëtorisë së QUADIC dhe përfaqësuesve të UFAGJ-së

Nga data 07 deri me 10 qershor në Universitetin e Ljubljanës mbahet punëtoria e projektit Erasmus+ të quajtur “QUADIC”. Në këtë punëtori Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është i përfaqësuar nga Prorektori për Çështje Mësimore Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu dhe udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte z.Denis Spahija. Në këtë punëtori do trajtohen dhe do mësohet nga përvoja e Universitetit të Ljublanës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, projekteve, transferit të njohurive dhe bashkëpunimit me biznese, por edhe çështje tjera të ndërlidhura me projektin QUADIC, si takimet e bordit të menaxhmentit të projektit, bordit të cilësisë së projekteve etj.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen ose bëhen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) në nëntë universitete kosovare dhe pesë të Shqipërisë të cilat janë pjesë të konsorciumit.

Kjo do të bëhet duke përmirësuar aftësinë për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të disponueshme nga IAL-të evropiane që bashkëpunojnë në këtë projekt dhe shkëmbimi i praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Kjo do të bëjë që institucionet vendore të arsimit të lartë të përfshihen me vetëbesim në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.

Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Për më shumë, shikoni linkun e projektit: http://quadic.net/  

https://uni-gjk.org/al/lajme/2787/universiteti-i-ljubljanes-mikprites-i-punetorise-se-quadic-dhe-perfaqesuesve-te-ufagj-se

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Përfundoi punëtoria 4 ditore në kuadër të projektit QUADIC, në Universitetin Cote D'Azur në Nice, Francë

Përfaqësuesit nga UFAGJ, Prorektorja për Zhvillim akademik dhe Ngritje të cilësisë Prof.Ass. Dr. Laura Naka dhe Sekretarja e Përgjithshme MSc. Linda Dula Halilabazi, ndoqën trajnimet dhe të gjitha prezantimet në kuadër të kësaj punëtorie. Po ashtu, Universiteti Cote D'Azur në Nice, me rastin e "Digital Week" në të cilën kishte shumë evente, kanë kërkuar bashkëpunim për të organizuar mobilitete me studentë përmes mësimit HYBRID. Në këtë drejtim, universitetet partnere në këtë projekt treguan gatishmëri pēr angazhime të përbashkëta tutje.

https://uni-gjk.org/al/lajme/2821/perfundoi-punetoria-4-ditore-ne-kuader-te-projektit-quadic-ne-universitetin-cote-dazur-ne-nice-france

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në UMT filloi punëtoria mbi ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë

Në kuadër të projektit QUADIC, më 22 dhe 23 zhtator po zhvillohet punëtoria e cila për qëllim ka rritjen e përfshirjes ndërkombëtare të IAL-ve, duke shfrytëzuar mundësitë që Unioni Evropian ofron për rrjetizim e fonde, programet e veçanta si Eramus+,  Horizon Europe por edhe përfshirja në rrjete ndërkombëtare të IAL-ve si EUA, UNIMED ku UGJFA tashmë është anëtare por edhe rrjetëzime tjera ku mund të anëtarësohet e përfitoi si institucion.

Për më shumë rreth projektit QUADIC: 

https://uni-gjk.org/al/lajme/938/quadic

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Projektit QUADIC zhvillon punëtorin e rradhës në Mitrovicë

Në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë më datë 20 Tetor dhe në IBC-M më datë 21 Tetor po zhvillohet punëtoria në kuadër të projektit QUADIC, projekti ky që financohet nga programi i BE-së Erasmus +.

Një ndër pikat kryesore që po diskutohet është zhvillimi i bashkëpunimit në mes universiteteve të rajonit dhe atyre evropiane ku u diskutuan hapat e ardhshme të bashkëpunimit dhe cilat mekanizma si Erasmus+, Horizon2020, diplomat e përbashkëta, ato të dyfishta e të tjera që mund të shfrytëzohen për të arritur në nivele më të larta të ndërkombëtarizimit të universiteteve tona.

Nga Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë në këtë punëtori po marrin pjesë Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Sekretarja e Përgjithshme znj. Linda Dula Halilabazi dhe udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte z. Denis Spahija.

https://uni-gjk.org/al/lajme/2937/projektit-quadic-zhvillon-punetorin-e-rradhes-ne-mitrovice

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Zhvillohet punëtoria e rradhës në kuadër të projektit Quadic

Sekretarija e përgjithshme e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Linda Dula Halilabazi, e shoqëruar nga Freskina Mula, si përfaqësuese e Zyres për Menaxhimin e Projekteve, po marrin pjesë në punëtorinë e radhës së projektit "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC” pjesë e Erasmus +, e cila mbahet në Universitetin Europian të Tiranës në Tiranë, nga 4 deri më 8 dhejtor 2022. 

Punëtoria ka për qëllim që stafi të bëj pregatitjen e planit strategjik të Universitetit dhe  hartimin dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare.

Ligjerues në këtë punëtori do të jenë partnerët e projektit nga Universiteti për të huaj i Perugias, Universiteti i Oberta de Catalunya, Universiteti Cote D’Azur, etj.  

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen ose bëhen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) në nëntë universitete kosovare dhe pesë të Shqipërisë të cilat janë pjesë të konsorciumit.

Kjo do të bëhet duke përmirësuar aftësinë për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të disponueshme nga IAL-të evropiane që bashkëpunojnë në këtë projekt dhe shkëmbimi i praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Kjo do të bëjë që institucionet vendore të arsimit të lartë të përfshihen me vetëbesim në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.

Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

https://uni-gjk.org/al/lajme/2987/zhvillohet-punetoria-e-rradhes-ne-kuader-te-projektit-quadic

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

tp-bottom