Përfaqësuesit e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë të UFAGj-it po marrin pjesë në një trajnim në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës
Një delegacion i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po zhvillohet trajnim rreth zhvillimit cilësor në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhim të projektit, në kuadër të projektit QUADIC.
Në seksionin e parë të trajnimit është prezantuar udhëzuesi i ri i Erasmus+, kurse në seksionin e dytë është paraqitur aspekti teorik, hartimi i një plani të suksesshëm, objektivat specifike të tij, etj. Seksioni i tretë ka të bëjë më pasqyrën e propozimit, gjenerimi i ideve të reja, analizat e problemit / idesë, ndërsa seksioni i katër ka të bëjë me kuadrin logjik, qasjen, fazën e analizës. Në seksionin e pestë dhe gjashtë është organizuar punëtori në grupe për gjenerimin, idetë e projektit, qëllimet, objektivat, aktivitetet, gjetja e partnerëve për bashkëpunim si dhe në fund analiza e palëve të interesuara.
Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë po marrin pjesë përfaqësuesit e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Udhëheqësi, z. Denis Spahija dhe bashkëpunëtorja e tij, znj. Rolanda Mula.