Ka filluar implementimi i projektit QUADIC

Ka filluar implementimi i projektit QUADIC

Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nisur implementimi i projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.

Hapjen e fillimit të implementimit të projektit e bëri Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili fillimisht falënderoi Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC, për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt, duke thënë se ndihet i lumtur që sot po fillojmë një projekt kaq madhor.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, uroi të gjithë për fillimin e projektit, duke e vlerësuar mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm bashkëpunimin e ndërsjellët të të gjithë pjesëmarrësve në QUADIC.

Në aktivitetin e parë që sot ka filluar me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, e që do të zgjas deri më 14.02.2020, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë përfaqësues të 18 Institucioneve, si: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, University “Kadri Zeka” GJILAN, International Business College Mitrovica, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare. Kjo dëshmon edhe një herë se se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat të gjitha universitetet e Kosovës janë duke punar dhe do të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Ky projekt është një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë.

Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

Fotot e lajmit

tp-bottom