UGJFA merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Korçë

UGJFA merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Korçë

Nga data 27 deri më 29 në Korçë po qëndron një delegacion i UGJFA-së i përbërë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, anëtari i Këshillit Drejtues  Ass. Kushtrim Grezda dhe zyrtari per marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.

Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i  financuar nga ERASAMUS+.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere,  situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.

Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe universitetet pjesëmarrëse të projektit QUADIC,  si: Universiteti “Kadri Zeka”, i cili njëherësh është koordinator i projektit,  “International Business College Mitrovica”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,  Universiteti “Cote D’Azur”, Universiteti Teknik i Sofias, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Universiteti i Ljubljanës, Kolegji Heimerer, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, European University of Tirana, Kolegji UBT, Universiteti “Fan Noli”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, University for Foreigners of Perugia, si dhe Ministria e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

 

Article Gallery

tp-bottom