Zhvillohet punëtoria e rradhës në kuadër të projektit Quadic

Zhvillohet punëtoria e rradhës në kuadër të projektit Quadic

Sekretarija e përgjithshme e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Linda Dula Halilabazi, e shoqëruar nga Freskina Mula, si përfaqësuese e Zyres për Menaxhimin e Projekteve, po marrin pjesë në punëtorinë e radhës së projektit "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC” pjesë e Erasmus +, e cila mbahet në Universitetin Europian të Tiranës në Tiranë, nga 4 deri më 8 dhejtor 2022. 

Punëtoria ka për qëllim që stafi të bëj pregatitjen e planit strategjik të Universitetit dhe  hartimin dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare.

Ligjerues në këtë punëtori do të jenë partnerët e projektit nga Universiteti për të huaj i Perugias, Universiteti i Oberta de Catalunya, Universiteti Cote D’Azur, etj.  

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen ose bëhen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) në nëntë universitete kosovare dhe pesë të Shqipërisë të cilat janë pjesë të konsorciumit.

Kjo do të bëhet duke përmirësuar aftësinë për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të disponueshme nga IAL-të evropiane që bashkëpunojnë në këtë projekt dhe shkëmbimi i praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Kjo do të bëjë që institucionet vendore të arsimit të lartë të përfshihen me vetëbesim në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.

Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

 

Article Gallery

tp-bottom