Rektori Nimani dhe zyrtarë të Universitetit “Fehmi Agani” po marrin pjesë në trajnimin e projektit QUADIC
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhim të Projekteve, po marrin pjesë në punëtorinë e radhës të projektit "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC” pjesë e Erasmus +, e cila mbahet në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, nga 28 deri më 31 mars 2021.
Trajnimi ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale, i cili iu kushtohet zyrtarëve të bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve dhe institucioneve partnere dhe stafit akademik të universiteteve, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi i përgjithshëm i institucioneve të arsimit të lartë në hartimin e projekteve ndërkombëtare.
Trajnimi adreson çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së në lidhje me projektet, hartimin e projektit, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe dorëzimin, gjithashtu pjesën praktike në dy punëtori.
Trajnimi ndiqet edhe në internet nga partnerët ndërkombëtarë.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është organizatori i trajnimit, ndërsa Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner.