Në Universitetin “Fehmi Agani” po mbahet mbledhja dy-ditore e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC dhe universitetit “Kadri Zeka”

Në Universitetin “Fehmi Agani” po mbahet mbledhja dy-ditore e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC dhe universitetit “Kadri Zeka”

Në rektoratin e UFAGJ me datë 30 mars ka filluar mbledhja e Quality Board në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC, ku universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i këtij projekti.

Mbledhja e QB ka për qëllim që të vlerësojë të arriturat e tre viteve të implementimit të projektit QUADIC tek të gjithë parterët të cilët janë 18 sosh.

Në këtë mbledhje po diskutohen raportet e cilësisë nga secili partner i projektit dhe ku pastaj do të hartohen 6 raporte të përgjithshme të cilësisë.

U.d rektori i UFAGJ Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka përshëndetur të pranishmit dhe ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt për organzimin dhe ka uruar që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Nga UFAGJ përveç rektorit Hashani po marrin pjesë edhe Prof.Ass.Dr. Nazli Tyfekçi U.d. Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Denis Spahija - Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë si dhe Freskina Mula- Zyrtare për Zhvillim të Karrierës.

Fotot e lajmit

tp-bottom