Zhvillohet vizitë monitoruese e zyrës së Erasmus+ në Kosovë në kuadër të projektit QUADIC
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija kanë pritur në vizitë monitoruese Koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë znj. Jehona Lushaku dhe zyrtaren znj. Blerinë Zjaça.
Takimi u zhvillua me qëllim të monitorimit të projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, nga ERASMUS +.
z. Denis Spahija, përgjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus+ rreth aktiviteteve të projektit, zhvillimin dhe implementimin deri në këtë fazë, si: raportet, buxhetin e shpenzuar, vizitat, pajisjet, koordinimin ndërmjet partnerëve, etj..
Ndërsa, përfaqësueset nga zyra e Erasmus+ në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UFAGJ rreth projektit QUADIC.
Projekti QUADIC, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner i projektit, i cili financohet nga Komisioni Evropian.