U realizua me sukses dita e dytë e punëtorisë me temën “Hulumtimi dhe publikimet shkencore”

U realizua me sukses dita e dytë e punëtorisë me temën “Hulumtimi dhe publikimet shkencore”

Sot në hollin e  Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë po vazhdon dita e dytë e trajnimit me temën: “Hulumtimi dhe publikimet shkencore” e organizuar përmes Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie.

Dita e dytë e trajnimit po zhvillohet nga trajnerët e certifikuar prej HERAS+ dhe UFAGJ: Prof.Asoc.Dr.Kimete Canaj, Koordinator i QDPM Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof.Ass.Dr. Lulzim Zeneli, Prof.Ass.Dr.Venera Vala Këndusi dhe Ass. Zamira Gashi Shatri.

Rektori, Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj ngjarje të rëndësishme. Ai i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj punëtorie, dhe u shpreh se beson në profesionalizmin e tyre dhe se këto evente dhe bashkëpunime të tjera do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Përgjatë trajnimit rektori Nimani iu uroj suksese pjesëmarrësve të stafit akademik  nga Universitete publike dhe Kolegje private të cilët morën pjesë në këtë punëtori.

Ditën e dytë të trajnimit e hapi me një prezentim Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj.

Në kuadër të këtij trajnimi të udhëhequr nga Koordinator i QDPM –së, Prof.Asoc.Dr.Behxhet Gaxhiqi, po shtjellohen një sërë temash dhe qëllimi i trajnimit është që të kontribuojë në zhvillimin shkencor, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë.

Konferenca është e ndarë në 4 (katër) sesione punuese, me këto tema: Rëndësia e publikimeve shkencore dhe zgjedhja e revistave/platformave; Formulimi i problemit shkencor në hulumtime; Pyetjet kërkimore dhe Analiza e literaturës në punimin e përzgjedhur; Dizajni i pjesës së përgjithshme të punimit. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikata.

Fotot e lajmit

tp-bottom