Konkurs për Vullnetarë - Kampi Veror 2025

Konkurs për Vullnetarë - Kampi Veror 2025

Përmes kësaj forme ju mund të aplikoni për të qenë vullnetarë në Kampin Veror.

BONEVET Gjakova hap thirrje për vullnetarë të Kampit Veror, i cili organizohet gjatë muajve Korrik dhe Gusht.  Inkurajohen për aplikim nxënësit nga shkollat e mesme dhe studentët e universiteteve. Mosha për aplikim është 16+.

BONEVET ofron një ambient pozitiv për punë, krahas ekipit me eksperiencë, i cili mundëson që kjo përvojë e punës për vullnetarët të jetë argëtuese dhe po ashtu të ndikoj në zhvillimin e tyre profesional.

Kampet Verore organizohen çdo javë për gjithsej 7 javë, duke filluar nga data 30 Qershor deri më 15 Gusht 2024. Vullnetarët e përzgjedhur pritet të angazhohen maksimumi 3 javë gjatë kësaj periudhe.

Çfarë përfitojnë vullnetarët nga Kampi Veror në BONEVET Gjakova?

- Vullnetarët potencial që tregojnë punë kualitative do të kenë mundësi punësimi në BONEVET Gjakova.
- Të gjitha orët vullnetare do të regjistrohen në platformën Kosovo Volunteers.
- Vullnetarët do të certifikohen dhe do të marrin referencë nga BONEVET për angazhimin dhe punën vullnetare.
- Eksperiencë në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit, krahas ekipit të kualifikuar dhe profesional.
- Trajnim për përgatitjen e tyre në fushën e edukimit dhe vullnetarizmit.
- Ushqimi, pijet dhe të tjera mbulohen nga BONEVET.
- Argëtim dhe angazhim komunitar.

Përshkrimi detyrave:

- Organizimi i hapësirës në përshtatje me aktivitetet ditore.
- Përgatitja e materialeve dhe ambientit për zhvillimin e aktiviteteve.
- Asistimi i mentorëve gjatë implementimit të aktiviteteve.
- Pjesëmarrja në aktivitetet me fëmijë. 

Data e fundit për aplikim: 30 Maj 2025, ora 23:59.

Nëse keni problem me aplikimin apo ndonjë problem teknik, na shkruani në [email protected].

https://bonevet.org/

 

tp-bottom