Vizita nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, hap rrugën për mundësi bashkëpunimi

Vizita nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, hap rrugën për mundësi bashkëpunimi

Gjakovë, 14.05.2025 – Stafi i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, i udhëhequr nga Dekani Prof. Sefedin Muqaj dhe Prodekani Naser Ramadani, së bashku me përfaqësues nga departamenti i Fizioterapisë, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në objektet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Mysafirët u pritën ngrohtësisht nga Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, Prof. Ass. Dafinë Ibrahimi-Kaçuri, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Nazli Tyfekqi, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë të UFAGJ-së, Prof. Haxhi Kamberi, si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik të UFAGJ-së.

Gjatë takimit konstruktiv, palët diskutuan mundësi konkrete për bashkëpunim në fusha të ndryshme akademike dhe shkencore. Nga diskutimet u identifikuan disa rrugë bashkëpunimi, të cilat pritet të konkretizohen në një të ardhme të afërt, duke sjellë përfitime të ndërsjella për të dy institucionet.

Të pranishmit shprehën unanimisht bindjen se kjo vizitë shënon vetëm fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të frytshëm midis dy institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom