
Thirrje për grante studentore – Projekti HEI’25
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, po vazhdon me implementimin e skemës së granteve për studentë në kuadër të projektit HEI'25, i cili synon të nxisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti, ORCA do të ofrojë grante nga 2,000€ deri në 3,000€ për grupe studentore që kanë ide për të gjallëruar jetën akademike dhe studentore në universitetet publike.
Ju lutemi me sinqeritet që sipas mundësive kjo thirrje të shpërndahet te lista e studentëve aktivë të universitetit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të informohen dhe të mund të aplikojnë.
Linku për aplikim: https://forms.gle/xV78LN3tXJ6fTgH39
Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontributin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe ORCA.