Zyra Ligjore


Kjo zyrë i kryen të gjitha punët ligjore në Universitet ku:
  • Harton rregullore, udhëzime, rekomandime për organet e Universitetit, në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi
  • Përgatit format e vendimeve dhe të kontratave të cilat lidhen me personelin e Universitetit dhe me subjektet tjera me të cilat Universiteti i Gjakovës ka raporte kontraktuese
  • Përpilon padi,përgjigje në padi, kundërshtime, ankesa dhe parashtresa për nevojat e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të Universitetit
  • Sipas autorizimit të Sekretarit të Përgjithshëm përfaqëson Universitetin në gjykatë (të gjitha nivelet), si dhe në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror
  • Harton procesverbalin, përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve të Universitetit
  • Përgatit materialet për mbledhjet e organeve të Universitetit dhe merr pjesë në mbledhje
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opsione ligjore si dhe bën hartimin e projekt-marrëveshjeve, projekt-vendimeve dhe projekt-akteve tjera
  • Ndihmon në punë Komisionin disiplinor të Universitetit dhe harton propozim vendimet për masat e shqiptuara
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit
Në këtë zyrë punon:

rektori

Hysen Manxhuka

Zyrtar ligjor

mob

038 200 20 809

cv