Prof. Ass. Dr.Kaltrina Kusari
Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë
- Tel:
- Email: [email protected]
- Biografia - CV - Shqip
Kaltrina Kusari ka përfunduar doktoraturën në Fakultetin e Punës Sociale, prane Universitetit të Calgary. Ajo mban titullin Profesor Asistent në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Gjakovës.
Lëndët që ligjeron përqëndrohen në rolin e punës sociale në zhvillin familjar, social, dhe në edukim.
Duke i qëndruar besnike angazhimit të saj për drejtësinë sociale, ajo e ka bazuar punën e saj në përvojat e popullatave të margjinalizuara migrante. Hulumtimi i saj i fundit është fokusuar në përvojat e grave migrante të kthyera në Kosovë, me qëllim të nxjerrjes në pah të zërave të një popullate migrante kryesisht të fshehur.
Duke vënë në përdorim gjetjet e saj, ajo ka shërbyer si pjesë e ekipeve konsulente për Terres des Hommes, Care International Kosovo, Save the Children dhe Action Duchenne.
Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në projekte kërkimore që eksplorojnë përvojat e refugjatëve në Kanada, të pastrehët dhe pasigurinë e strehimit tek emigrantët në Calgary; edukimi financiar tek migrantëve të moshuar në Kanada; dhe ndërlikimet e lidhjes ndërmjet imigrimit dhe aftësisë së kufizuar.