Forum me studentët e UFAGj për Lirinë e Shprehjes
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), organizoi forum me studentët me temën “Liria e Shprehjes”.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutua për rëndësinë e lirisë së shprehjes, të drejtat dhe kufijtë e saj, si dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në media dhe rrjete sociale.
Forumi u zhvillua në formë interaktive, ku studentët patën mundësi të diskutojnë, të punojnë në grupe, të analizojnë raste konkrete dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Aktiviteti ishte një mundësi e mirë për studentët që të mësojnë më shumë dhe të jenë pjesë aktive e diskutimit për një temë me rëndësi për të gjithë shoqërinë.