Panel diskutimi dhe garë e drejtshkrimit në UFAGj
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizoi panel diskutimi me temën “Shkrimi i drejtë i gjuhës shqipe në universitet: nga përgjegjësia e një lënde te angazhimi i të gjitha programeve të studimit”.
Në panel morën pjesë Prof. Dr. Bardh Rugova, përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, dhe Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor i Universitetit.
Paneli u moderua nga Elda Gacaferri, Kryetare e Parlamentit Studentor. Gjatë diskutimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me studentët, të cilët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Një nga pjesët më interesante të aktivitetit ishte edhe gara e drejtshkrimit, përmes së cilës studentët patën mundësi të jenë pjesë e kësaj gare. Në këtë garë, vendin e parë e fitoi Alisa Podrimqaku, Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit.
Aktiviteti u përmbyll me mesazhin se shkrimi i drejtë dhe kujdesi për gjuhën shqipe janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve.