Zyra për Sigurim të Cilësisë

Zyra për Sigurim te Cilësisë

Zyra për Sigurim të Cilësisë është Zyre e pavarur e cila zbaton politikat e sigurimit të cilësisë bazuar në strategjinë e Universitetit  dhe standardet e aplikuara kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushe, monitoron procesin e cilësisë në Universitet. Kjo zyre raporton tek Rektori dhe Prorektori përgjegjës së bashku me rekomandimet për ngritjen dhe sigurimin e cilësisë.

Detyrat dhe përgjegjësit e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë

  • Administron proceset e vlerësimit sipas planifikimit paraprak.

  • Menaxhon procesin e shpërndarjes dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese.

  • Koordinon me anëtarët e tjerë të stafit të Universitetit zbatimin e planit strategjik;

  • Harton dokumente dhe udhëzime të tjera të nevojshme për sigurimin e cilësisë;

  • Kontribuon në mënyrë aktive në Universitet në funksion të kryerjes së aktiviteteve të lidhura me sigurimin e cilësisë

  • Mban të dhënat statistikore në një bazë të dhënash qendrore.

  • Mbledh dhe arkivon dokumentet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA), dhe mban korrespodencën e rregullt me AKA-në;

  • Themelon Grupe Punuese sipas rekomandimit të Komisionit Qendror të Cilësisë dhe Vlerësimit në nivel të UGJF A-së, për të realizuar  aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës.

  • Dy herë në vit koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në Universitet i raporton Senatit për sigurimin e cilësisë brenda Universitetit;

  • Udhëheqë proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional, si dhe të programeve studimore dhe mban komunikim të rregullt me AKA-në, dhe institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë vendit.

  • Zyra për sigurimin e cilësisë përkrahet nga zyrtarët administrativ dhe akademik në hartimin e analizave të nevojshme për këtë zyrë.

 

 

Stafi

MSc. Daut Islami –Udhëheqës i Divizionit të Sigurimit të Cilësisë (UD)

Email:[email protected]

Tel:044/188632

 
   

 

 

tp-bottom