Një hap i rëndësishëm për më shumë mbështetje dhe përkujdesje ndaj fëmijëve në spektrin e autizmit!
Në Fakultetin e Shkencave Sociale, në bashkëpunim me Fondacionin për Mbështetjen e Spektrit të Autizmit në Kosovë, u mbajt aktiviteti me rastin e hapjes së fondacionit.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i fondacionit, z. Rasim Smajlaj, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc Dr. Ferdi Kamberi, prodekani Prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu, Prof. Dr. Artan Nimani, kryetarja dhe anëtarët e Parlamentit Studentor, si dhe studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij fondacioni, shërbimet që do të ofrojë dhe nevojën për mbështetje më të madhe për fëmijët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre. U fol për rëndësinë e përkujdesjes, shërbimeve profesionale dhe krijimit të mundësive që secili fëmijë të marrë mbështetjen që i nevojitet.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe ish-studentët e diplomuar të Universitetit tonë, të cilët na nderuan me praninë e tyre.
Besojmë se çdo iniciativë e tillë është një hap drejt një shoqërie më të kujdesshme dhe më gjithëpërfshirëse. Sepse çdo fëmijë meriton të kuptohet, të mbështetet dhe të ketë mundësi të zhvillohet.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre, si dhe Fondacionin për bashkëpunimin dhe këtë iniciativë me rëndësi për komunitetin.