Elsa Bajramaj

Elsa Bajramaj

Unë, Elsa Bajramaj, jam lindur në Pejë. Shkollën fillore e kam përfunduar në Fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit, në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Studimet i kam vazhduar në Universitetin e Gjakovës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale. Gjatë vitit të tretë të studimeve, kam përfunduar edhe kualifikimin e Nivelit V nga Pearson për asistente për fëmijë me nevoja të veçanta, ku diplomova në Prishtinë. Aktualisht punoj si asistente për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore. Gjatë studimeve, kam përfunduar praktika në shkolla speciale, qendra për punë sociale dhe institucione që tregojnë rolin e punëtorit social, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në mbështetjen dhe kujdesin ndaj grupeve në nevojë.

Gjithashtu, kam ndjekur trajnime të ndryshme, si:

• “Shprehitë për adoleshencën”

• “Women’s Opportunity in Marketing”

• “Të drejtat tona – të drejtat e fëmijëve”

Angazhimi dhe përvoja ime profesionale më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta dhe rolin e punëtorit social në shoqëri. Në të ardhmen, synoj të zhvilloj karrierën time si punëtore sociale, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të fëmijëve dhe familjeve në nevojë. Planifikoj të vazhdoj trajnime dhe specializime për të thelluar aftësitë e mia dhe për të qenë e përgatitur për sfidat që sjell ky profesion, me qëllim krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

tp-bottom