Aktivitetet
- organizimi i tryezave të rrumbullakëta , seminareve e konferencave në të cilat do të trajtohen cështjet ekonomike e shoqërore;
- organizimi i programeve për aftësim dhe trajnim të anëtarëve të Asociacionit Alumni në kontekstin e informimit më të mirë për trendet zhvillimore dhe kërkesat e tregut;
- organizimi i takimeve të anëtarëve të Rrjetit me studentët aktualë, për t’ ua përcjellë përvojat e tyre;
- organizimi i takimeve zyrtare të Rrjetit Alumni (p.sh. përvjetorët, festat dhe shënimet e datave të rëndësishme);
- formimi i bazës së të dhënave, ashtu që anëtarët e Asociacionit Alumni, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, të kenë qasje ne informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejshme dhe aplikime në pozita të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.