Rreth Alumnit

Alumni i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është OJQ (Organizatë Joqeveritare) që mundëson lidhjen e studentëve të diplomuar mes vete dhe me Universitetin.

Zyra për Alumni është formuar rreth Universitetit dhe përfshin të diplomuar nga të gjitha grupmoshat. Përmes kësaj zyre bëhet komunikimi i vazhdueshëm me studentët e diplomuar dhe bëhet baza e të dhënave përmes të cilave mundësohet depërtimi i tyre në karrierë. Përmes trajnimeve, webinare-ve, workshope-ve, konferencave, projekteve të cilat në fokus kanë studentët e diplomuar të UFAGJ-së do të mundësohet bashkëpunimi i studentëve me Universitetin dhe zhvillimi i tyre profesional dhe akademik.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve UFAGJ do t’i analizojë sfidat që i ka si institucion dhe studentët e diplomuar do të marrin përgjigje se cilat janë nevojat e tyre pas diplomimit dhe kështu Universiteti modernizon kurrikulat.

tp-bottom