Zhvillimi i Kurrikulave

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është një institucion i arsimit të lartë i përkushtuar të krijojë, promovojë dhe të transferojë dijen dhe t’i shërbejë shoqërisë;Univesriteti ofron ngritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë përmes nxitjes së përsosmërisë në mësimdhënie, kërkimit shkencor, krijimtarisë artistike, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.

Për të përmbushur misionin Universiteti ka përcaktuar këto objektiva strategjike:
1. Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore dhe veprimtari kërkimore-shkencore
2. Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante për tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror
3. Ofrimi i shërbimeve efikase dhe cilësore për studentë
4. Krijimi i kushteve optimale infrastrukturore për plotësimin e standardeve të cilësisë
5. Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore
6. Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Andaj, përmes Zyres për Sigurim të Cilësisë përkrah reformat për kurrikula në Universitet dhe kontribuon në ngritje të kapaciteteve me qëllim të arritjes së parimeve të Bolonjës dhe trendeve të Arsimit të Lartë Evropiane. 

Përgatitja e Raporteve të Vetëvlerësimit
Procesi i vlerësimit dhe proceset e zhvillimit për të përmirësuar cilësinë janë pjesë e procesit normal të menaxhimit të cilësisë. Sigurimi i cilësisë mbulon të gjitha fushat nga planifikimi, zbatimi dhe vlerësimi. Po ashtu, ai mbulon të gjitha çështjet e programit të studimit dhe rezultatet e tij dhe përmirësimin e tij. 
Proceset e sigurimit të cilësisë sigurojnë që të dy standardet e kërkuara janë përmbushur dhe është bërë përmirësim i vazhdueshëm. 
Menaxhimi i cilësisë përballet me të gjitha standardet e specifikuara në manualin e akreditimit të AAK-së. 

 

Menaxhimi i cilësisë është në përputhje me të gjitha standardet e specifikuara në Rregulloren (AKA) Nr. 04/2024 për Manualin e Akreditimit/Riakreditimit dhe Validimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit në Nivelin Baqelor dhe Master të cilën e gjeni në web faqen e AKA-së në vegëzën në vijim Microsoft Word - 29.03.2024 Draft KAA Accreditation Manual


Shablloni per hartim te Raportit të Vetevleresimit per Akreditim/ Riakreditim Institucional 

Shablloni per hartim të Raportit të Vetevleresimit  per Akreditim/ Riakreditim
 

 

tp-bottom