Rektori dhe studentët e UGJFA-së marrin pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “International Ceepus Summer School”

Rektori dhe studentët e UGJFA-së marrin pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “International Ceepus Summer School”

Në kuadër të projektit CEEPUS, një grup i studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” së bashku me Rektorin Prof. Dr. Shaban Buza, kanë marrë pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “International Ceepus Summer School” në qytetin Sozopol të Bullgarisë, prej datës 25 qershor deri në 1 korrik 2019.

Shkolla verore është organizuar nga Universiteti Teknik në Sofje, i cili së bashku me Universitetin e Gjakovës janë pjesë e rrjeteve të bashkëpunimit dhe mobiliteteve të programit CEEPUS. Ndërsa, studentët i janë bashkëngjitur grupit të studentëve, përkatësisht grupeve punuese të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë qëndrimit,  kanë pasur rastin të marrin pjesë në dy konferenca të organizuara brenda shkollës verore, ku së bashku me studentë tjerë kanë qenë aktiv në prezantimin e punimeve.  Për më tepër, kanë pasur rastin të marrin përvojën ndërkombëtare të punës akademike dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi me studentët e vendeve tjera evropiane.

Fotot e lajmit

tp-bottom