Aktivitet relaksues për Ditën e Shqiptarit
Për të shënuar Ditën e Shqiptarit, Parlamenti Studentor, në bashkëpunim me Drini Outdoors, ju fton të bëheni pjesë e një paraditeje të mbushur me sport, natyrë dhe relaks.
Data: E diel
Ora: 09:00
Vendtakimi: Ura e Shejt
Gjatë aktivitetit do të keni mundësinë të shijoni falas:
Kayaking
Paddle Board
Relaks dhe shijim të natyrës
Numri i vendeve është i kufizuar!
Të interesuarit mund të rezervojnë vendin e tyre duke na kontaktuar. Rezervimet pranohen deri sot në ora 19:00.
Pjesëmarrja është falas.
Mos u shqetësoni nëse është hera juaj e parë. Në vendin e aktivitetit ka kabina për ndërrim dhe do të pajiseni me mjetet e nevojshme mbrojtëse. Ekipi i Drini Outdoors do të jetë pranë jush gjatë gjithë kohës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.
Ju mirëpresim të kalojmë së bashku një paradite sportive, relaksuese dhe plot energji pozitive!