Ftesë për pjesëmarrje: French Day - Erasmus Days 2026: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë-Francë përmes Erasmus+
Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Institutin Francez në Kosovë, ju fton të shpërndani tek studentët, stafi akademik dhe të gjithë të interesuarit ftesën për pjesëmarrje në aktivitetin “French Day - Erasmus Days 2026: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë - Francë përmes Erasmus+”.
Aktiviteti do të mbahet më 20 tetor 2026, nga ora 09:30, në Institutin Francez në Prishtinë. Gjatë aktivitetit do të prezantohen mundësitë e mobilitetit dhe bashkëpunimit akademik përmes Erasmus+, mundësitë e studimit dhe bursat në Francë, si dhe platformat evropiane për bashkëpunimin ndërmjet shkollave, përfshirë eTwinning dhe ESEP.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, ju lutemi ta konfirmojnë pjesëmarrjen duke dërguar email në [email protected].
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!