Ekskursioni Studentor-Oher, Struge
Të nderuar studentë të UFAGJ-së,
Parlamenti Studentor organizon ekskursion njëditor në Ohër dhe Strugë, më 03.10.2026, e shtunë.
Këtë herë na pret një ditë e bukur në Ohër, Liqenin e Ohrit dhe Strugë, me kohë për shëtitje, shoqëri dhe argëtim. Gjatë qëndrimit në Ohër do të organizojmë edhe shëtitje me anije në Liqenin e Ohrit, për ta shijuar edhe më shumë këtë udhëtim.
Një ftesë e veçantë shkon për studentët e saporegjistruar në Universitetin “Fehmi Agani”.
Ejani me ne, njihuni me kolegët tuaj dhe krijoni kujtimet e para të jetës studentore bashkë!
INFORMATA PËR UDHËTIMIN
Data: 03.10.2026, e shtunë
Çmimi i biletës: 15 € për person
Nisja nga Peja: ora 04:30, te Dulija
Nisja nga Gjakova: ora 05:20, te Konviktet
Shitja e biletave fillon të hënën, në zyrën e Parlamentit Studentor.
Rezervime nuk bëhen. Bileta sigurohet vetëm duke e marrë në zyrën e Parlamentit Studentor.
Ju mirëpresim!