Thirrje për Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve

Thirrje për Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve

Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Kolegjin IBCM, Universitetin “Kadri Zeka”, dhe Universitetin “Nënë Tereza”, organizon Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve.

Me këtë rast, hap thirrjen për punime shkencore në fushat: 

  • Ekonomi dhe Biznes;
  • Mësimi i Gjuhëve të Huaja;
  • Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji;
  • Mbrojtje e Mjedisit dhe Shëndetësi;
  • Shkenca Politike dhe Zhvillime Sociale;

Thirrja është e hapur për të gjithë studentët e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Punimet e përzgjedhura do të publikohen në revistën shkencore dhe do të prezentohen në Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve. Punimet duhet të ndjekin formatin e caktuar i cili gjendet në këtë vegëz:

https://drive.google.com/file/d/1MNJwQDK7617z_qJwpJN3PK_Om2zuPn7U/view?usp=sharing

Afati për dorëzim të punimeve është më 25 prill 2021.

Punimet për publikim dhe të gjitha pyetjet lidhur me revistën dhe konferencën duhet të dërgohen në gjuhën shqipe në email adresën [email protected].

Posteri

tp-bottom