Prezantimi i platformës HP LIFE për studentët e UFAGJ-së

Prezantimi i platformës HP LIFE për studentët e UFAGJ-së

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me YMCA Movement – YMCA Lëvizje në Kosovë, organizoi një prezantim për platformën HP LIFE.
Gjatë prezantimit, studentët patën mundësi të njihen me këtë platformë, e cila ofron kurse online dhe falas në fusha të ndryshme, si biznesi, marketingu, komunikimi, lidershipi dhe teknologjia.
Gjithashtu, u prezantua mënyra e regjistrimit dhe mundësia për të marrë certifikata pas përfundimit të kurseve.
Të gjithë studentët e interesuar mund , të regjistrohen dhe të ndjekin trajnimet online pa pagesë.

Faleminderit YMCA Movement – YMCA Lëvizje në Kosovë për bashkëpunimin dhe këtë mundësi të vlefshme për studentët tanë!

 

Fotot e lajmit