Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i Universitetit është autoriteti kryesor qeverisës i Universitetit i cili ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të Universitetit.
Këshilli është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me detyrimet e tij. Këshilli, kolektivisht i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që Ministria ose ndonjë burim tjetër publik ia kanë ndarë Universitetit. Këshilli mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me aspekte të veçanta të punës së tij.

Përbërja:
Këshilli përbëhet nga shtatë (7) anëtarë me të drejtë vote. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë emëron 3 anëtarët me të drejtë vote 4 të tjerë nga stafi akademik i Universitetit sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Ata duhet të jenë persona me
reputacion të lartë publik, me aftësi përkatëse profesionale, afariste si dhe me aftësi të tjera
praktike. Të gjithë anëtarët e Këshillit shërbejnë në cilësi individuale në Këshill, e jo si delegatë ose përfaqësues të një interesi të veçantë grupor. Me ftesë të Këshillit sipas nevojës në mbledhje mund të marrin pjesë edhe persona të tjerë pa të drejtë vote. Mandati i anëtarëve të Këshillit është me kohëzgjatje 3 vjeçare. Për mbajtjen e mbledhjeve të Këshillit nevojitet kuorumi prej pesë (5) anëtarëve. Vendimet në Këshill merren me shumicën e votave (shumicën e gjithë anëtarëve). Në rast se numri i votave është i barabartë, vota e kryesuesit është vendimtare. Për vendimet e mëposhtme të Këshillit nevojitet shumica e kualifikuar e 2/3 të votave të anëtarëve:

- Për planin vjetor financiar;
- Këshilli miraton rregullore të veçanta për analizimin e planit financiar vjetor.
- Mbledhjet e Këshillit i konvokon kryesuesi. Në raste të jashtëzakonshme mbledhjet konvokohen me 2/3 e anëtarëve të Këshillit. Rendi i ditës për takimet e Këshillit vendoset nga kryesuesi respektivisht zëvendëskryesuesi në bashkëpunim me rektorin.


Rektori ofron mbështetje të arsyeshme teknike dhe infrastrukturore për Këshillin. Me kërkesë të Këshillit, Sekretari i përgjithshëm është përgjegjës për sigurimin e informatave
plotësuese për vendimet e marra nga Këshilli.

Përgjegjësitë:

- Të miratojë propozimet e karakterit akademik dhe misionin e Universitetit, në konsultim me Senatin, sipas nevojës edhe me ekspertët ndërkombëtarë dhe të mbikëqyrë veprimtarinë e tij të vazhdueshme;
- Të zhvilloj një plan strategjik, i cili do të aktualizohet çdo vit. Në përgatitjen e planit strategjik dhe të aktualizimeve vjetore të tij;
-  Këshilli do të konsultohet me Ministrinë përkitazi me përputhjen e objektivave dhe planeve të veta me Strategjinë shtetërore për arsimin e lartë dhe të burimeve që do të jenë në dispozicion nga Ministria. Fushëveprimi i konsultimeve të tilla përcaktohet me akt nënligjor që e nxjerr Ministria;
- Të monitorojë shfrytëzimin e efektshëm dhe të frytshëm të burimeve, likuiditetin dhe sigurimin e aseteve të Universitetit në emër të publikut;
-  Të zhvillojë strategjitë për sigurimin adekuat të mjeteve nga burimet publike dhe private, duke marrë parasysh lehtësimet me rastin e krijimit të kompanive ndihmëse dhe instituteve për shfrytëzimin e rezultateve të punës akademike të Universitetit;
- Të diskutojë dhe miratojë planin vjetor të buxhetit të përgatitur nga rektori dhe të dorëzojë këtë plan tek autoritetet përkatëse shtetërore;
- Të definojë parimet mbi punësimin, delegimin, nivelimin, promovimin suspendimin, shkarkimin dhe përcaktimin e nivelit të pagave dhe të kushteve të punës për personel;
- Të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë konsultuar me Senatin, nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë Statut.

Detyrat:

- Të sigurojë parakushte për administrim dhe menaxhim të drejtë të burimeve në nivel të Universitetit dhe njësive të tij vartëse;
- Të nxjerrë rregullore për delegim të kompetencave për mjetet dhe çështjet e tjera administrative tek njësitë akademike të Universitetit në përputhje me dispozitat e këtij Statuti;
- Të nxjerrë rregullore për qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e Universitetit, siç kërkohet me këtë Statut;
- Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit dhe pasi të jenë konsultuar njësitë në fjalë;
- Të organizojë kontrollin financiar në pajtim me Ligjin dhe këtë Statut;
- Të nxjerrë rregullore, në pajtim me këtë Statut, në lidhje me:
- Masat dhe procedurën disiplinore për personelin akademik dhe studentët;
- Pagesat dhe kushtet e shërbimit për personelin;
- Procedurat e mënyrave të kompensimit të personelit, në bazë të ankesave në lidhje me punësimin e tyre;
- Suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit;
- Ankesat kundër pezullimeve dhe shkarkimeve të tilla.
- Ti propozoj Ministrisë tarifat e pagesave të shkollimit që duhet të paguajnë studentët e pranuar dhe në disa raste, të përcaktojë tarifat për shqyrtimin e aplikacioneve për regjistrim, për përsëritjen e provimeve dhe për diplomim dhe këto tarifa do të konfirmohen nga Ministria;
- Të përcaktojë rregulla për llogaritjen e shpenzimeve për shërbimet universitare, që i ofrohen palëve të treta;
- Të zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit ne konsultim me MASHT.;
- Të përkujdeset që dispozitat e përgjithshme të këtij Statuti të zbatohen në praktikë brenda Universitetit;
- Të veprojë sipas dispozitave të përgjithshme të përcaktuara në këtë Statut;
- Të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit dhe simboleve të tjera institucionale si dhe ti propozojë Ministrisë formën dhe përmbajtjen e diplomave sipas propozimit të Senatit.

Këshilli do të publikojë raportin vjetor e punës së Universitetit në përputhje me kërkesat e Ministrisë dhe të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. 

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" janë:

Dr. Sc. Mazllom Kumnova
Kryesues i KD

Mr. Sc. Adrian Mazreku
Zëvendës kryesues i KD

Dr. Ismet Bardhoshi
Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadri
Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha
Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi
Anëtar

Ass. Dr. Kushtrim Grezda
Anëtar

 

Vendimet e KD

Raport Pune 2019

Mledhjet e KD - Rend dite

 

tp-bottom