Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uludağ të Bursës, Turqi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uludağ të Bursës, Turqi

Bursa, 20 Qershor 2025

Në një ceremoni zyrtare, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me Universitetin Uludağ të Bursës në Turqi, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën akademike, hulumtuese dhe të mobiliteteve ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UFAGJ, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, dhe Rektori i Universitetit Uludağ, Prof. Dr. Yılmaz. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Shoqatës Rumelisiad, z. Murat Evke dhe anëtarë të bordit të kësaj shoqate të njohur të biznesmenëve me prejardhje nga regjioni i Ballkanit, të cilët mundësuan krijimin e urës lidhëse në mes të Universitetit shumë prestigjioz Uludağ dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në kuadër të aktivitetit, i cili kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të UFAGJ, morën pjesë Prorektorja për Bashkëpunime Ndërkombëtare, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje me Studentë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Ibrahimi Kaçuri, përfaqësues të menaxhmentit të lartë, koordinatori dhe drejtuesit e shkollave të larta profesionale, si dhe zyrtarët për bashkëpunim ndërkombëtar të Universitetit Uludağ.

Rektori Prof. Dr. Yılmaz theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për Universitetin Uludağ, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të ndërkombëtarizimit, bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit. Ai theksoi se Universiteti Uludağ, me mbi 70,000 studentë (prej të cilëve rreth 10% ndërkombëtarë), është lider në fushën e hulumtimit dhe inovacionit, veçanërisht në disiplinat e inxhinierisë.

Nga ana tjetër, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku foli për transformimin që është duke ndodhur në UFAGj, sidomos në aspektin e "misionit të tretë" të universitetit, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë po marrin rol gjithnjë e më aktiv në ndikimin ekonomik dhe social të komunitetit. Ai falënderoi Universitetin Uludağ dhe Shoqatën Rumelisiad për mbështetjen dhe shprehu përkushtimin e UFAGJ për ta bërë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe konkret.

Gjatë takimit, palët diskutuan për planin e veprimit që do të mundësojë implementimin efektiv të marrëveshjes dhe theksuan rëndësinë e mobilitetit afatgjatë të studentëve dhe stafit akademik, si dhe të projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor.

Menaxhmenti i UFAGJ mbetet i përkushtuar në forcimin institucional, ngritjen profesionale dhe zhvillimin shkencor, duke e cilësuar këtë marrëveshje një mundësi të rëndësishme për rritjen e cilësisë dhe ndikimit të universitetit në nivel ndërkombëtar.

Fotot e lajmit

tp-bottom