Asistenti Vllaznim Mula realizon trajnim profesional në kuadër të programit COMMO VII – Erasmus+ KA171

Asistenti Vllaznim Mula realizon trajnim profesional në kuadër të programit COMMO VII – Erasmus+ KA171

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon të fuqizojë zhvillimin profesional të stafit akademik përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes në programe evropiane të mobilitetit. Në këtë kuadër, asistenti Vllaznim Mula realizoi një trajnim pesëditor, nga 9 deri më 13 qershor 2025, në Università degli Studi di Teramo në Itali, në kuadër të programit COMMO VII – Erasmus+ KA171 (Mobility for Training - STT).

Trajnimi është zhvilluar në Departamentin e Bioshkencave, Teknologjisë Agro-ushqimore dhe Mjedisore, nën mentorimin e Prof. Federico Fanti, dhe është përqendruar në zhvillimin dhe validimin e metodave analitike përmes përdorimit të kromatografisë së avancuar, në veçanti përmes aparaturave LC-MS/MS (Liquid Chromatography–Tandem Mass Spectrometry) dhe LC-HRMS (Liquid Chromatography–High-Resolution Mass Spectrometry).

Njohja praktike me këto teknologji të sofistikuara analitike, të cilat janë ndër më të rëndësishmet në fushën e analizës kimike moderne, përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve kërkimore dhe laboratorike të universitetit tonë.

Përvoja e fituar gjatë këtij mobiliteti kontribuon në fuqizimin e njohurive profesionale dhe shkencore në fushën e shkencave mjedisore, duke e forcuar më tej përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” në përgatitjen e kuadrove të kualifikuara për sfidat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom