Prof. Ass. Dr.Petrit Duraj

Prof. Ass. Dr.Petrit Duraj

Prorektor për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë

Prof. ass. dr. Petrit Duraj është prorektor për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe profesor asistent në Fakultetin e Filologjisë.

Studimet bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet master në Gjuhësi (Gjuhësi e Sotme) në Universitetin e Tiranës. Titullin Doktor i Shkencave Filologjike në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e ka fituar në Universitetin e Evropës Juglindore. Gjithashtu, ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji dhe është në përfundim të studimeve bachelor në Gjuhën Angleze.

Karrierën akademike e ka filluar në vitin 2014 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku fillimisht ka ushtruar detyrën e asistentit, ndërsa nga viti 2023 mban titullin Profesor Asistent. Gjatë angazhimit të tij universitar ka ligjëruar dhe ka zhvilluar ushtrime në lëndë të ndryshme të gjuhësisë, në nivelin bachelor e master. Ka qenë gjithashtu i angazhuar si ligjërues dhe asistent në Universitetin e Prizrenit.

Veprimtaria e tij shkencore përfshin artikuj të botuar në revista brenda dhe jashtë vendit të indeksuara në platforma prestigjioze, si dhe pjesëmarrje aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e tij kërkimore përfshijnë sintaksën dhe morfologjinë e gjuhës shqipe, gjuhësinë krahasuese, drejtshkrimin, didaktikën e gjuhës, komunikimin dhe ndikimin e teknologjive bashkëkohore në gjuhësi.

Përveç veprimtarisë mësimore dhe kërkimore, prof. ass. dr. Petrit Duraj ka dhënë kontribut në proceset e sigurimit të cilësisë, akreditimit dhe zhvillimit institucional, duke qenë anëtar dhe drejtues i komisioneve të ndryshme universitare. Aktualisht, në cilësinë e prorektorit për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, udhëheq proceset që lidhen me zhvillimin e politikave akademike, sigurimin e cilësisë, akreditimin, zhvillimin e programeve të studimit dhe avancimin e standardeve të arsimit të lartë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

tp-bottom