Hapet thirrja për konferencë ndërkombëtare "Plakja aktive në një shoqëri në zhvillim: akterët, përgjegjësitë dhe sfidat"
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” organizon Konferencën Ndërkombëtare me titull “Plakja Aktive në një shoqëri në zhvillim: akterët, përgjegjësitë dhe sfidat”, si projekt i financuar nga HERAS (Higher Education Research and Applied Sciences).
Qëllimi kryesor i kësaj konference është promovimi i fenomenit të plakjes së shëndetshme, duke theksuar dhe fuqizuar rolet e akterëve të ndryshëm në procesin e ballafaqimit me të moshuarit në një vend në zhvillim sikurse Kosova.
Thirrjen për abstrakte dhe detaje tjera, ju lutem gjeni në materialin e bashkëngjitur.