Parlamenti Studentor viziton studentët e drejtimeve të ndryshme
Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë përmbylli vizitat në drejtimet e ndryshme të universitetit.
Kryetarja e Parlamentit Studentor, së bashku me Sekretaren e Parlamentit dhe senatorin e universitetit, vizituan studentët dhe i njoftuan për rolin dhe rëndësinë e Parlamentit Studentor në përfaqësimin e tyre.Gjatë vizitës, studentët u inkurajuan të komunikojnë lirshëm me Parlamentin Studentor dhe të ndajnë çdo pyetje, paqartësi apo shqetësim që mund të kenë.
Parlamenti Studentor u dëshiron të gjithë studentëve një vit akademik të suksesshëm!