Thirrje për Aplikim në Programin “The You and Europe Scholarship Programme”

Thirrje për Aplikim në Programin “The You and Europe Scholarship Programme”

Studentët dhe të diplomuarit e UFAGJ-së, të cilët janë të interesuar, tani mund të aplikojnë për programin e bursave master “The You and Europe Scholarship Programme”. Ky program menaxhohet bashkërisht nga “Alfred Toepfer Stiftung F.V.S.” dhe Fondacioni Gjerman i Bursave Akademike (“Studienstiftung des deutschen Volkes”). Programi është për studentë që dëshirojnë të përfundojnë të gjithë ciklin e studimeve Master në një institucion të arsimit të lartë në Gjermani.

Programi është i hapur për studentë nga të gjitha disiplinat akademike universitare. Aplikantët duhet të dëshmojnë performancë të shkëlqyer akademike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj studimeve, ku rezultatet e tyre akademike t'i renditin ata në 10–15% më të mirët e brezit të tyre.

Programi i bursave përfshin përfitimet e mëposhtme:

• Mbështetje financiare mujore: Një bursë e bazuar në nevojat financiare, që varion nga 300 € deri në 1,155 € në muaj, me mundësi përfitimesh shtesë, siç janë subvencionet për sigurimin shëndetësor ose ndihma për familjen. Financimi ofrohet për kohëzgjatjen standarde të programit Master, me mundësi zgjatjeje në raste të veçanta dhe të justifikuara.

• Mundësi vjetore për krijimin e rrjeteve (networking): Dy takime në vit, të përqendruara në tema evropiane, që bashkojnë përfituesit e bursave nga i gjithë programi. Mbulohen akomodimi, ushqimi dhe tarifat e programit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit subvencionohen.

• Mbështetje nga bashkëmoshatarët/studentët e tjerë: Qasje në programin e mbështetjes së “Studienstiftung”, i cili mund t'i lidhë studentët që sapo mbërrijnë me një person kontakti vendas, për t'i ndihmuar ata të përshtaten dhe të orientohen më lehtë në universitetin dhe mjedisin e tyre të ri.

• Anëtarësim shtesë në program: Studentët nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet në proces anëtarësimi në BE pranohen në programin e bursave të “Studienstiftung”.

• Një rrjet evropian: Mundësia për t'u bërë pjesë e një komuniteti aktiv studentësh nga e gjithë Evropa.

Procedura e aplikimit dhe afatet e rëndësishme:

 

Hapi i parë në procesin e aplikimit është sigurimi i një nominimi nga një professor/profesoreshë universitar/e, i cili mund të dëshmojë arritjet akademike të aplikantit/es gjatë studimeve Bachelor. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë program, ju lutemi kontaktoni një nga profesorët tuaj deri më 15 nëntor.

Duhet të keni parasysh afatet e mëposhtme:

-           15 nëntor, 2026 – Afati i brendshëm i UFAGJ-së për nominimet

-           2 Dhjetor, 2026: Afati për dorëzimin e nominimeve.

-           4 janar, 2027: Afati për dorëzimin e dokumentacionit të plotë të aplikimit.

Stafi akademik duhet të i dorëzojë nominimet në mënyrë digjitale përmes faqes së internetit të programit.

Informacione të mëtejshme mbi kriteret e përshtatshmërisë, kushtet e financimit dhe procedurën e aplikimit mund t'i gjeni në faqen zyrtare të internetit: https://www.toepfer-stiftung.de/en/what-we-do/you-and-europe